Në Turqi ka mundësi të rihapet procesi gjyqësor kundër Abdullah Öçalanit | Politika | DW | 12.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në Turqi ka mundësi të rihapet procesi gjyqësor kundër Abdullah Öçalanit

Në Turqi ka mundësi që të rihapet procesi gjyqësor kundër udhëheqësit të partisë kurde së punës PKK, Abdullah Öçalanit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg e ka akzuar Turqinë për mosrespektimin e të drejtave të njeriut si edhe për shkeljen e konventës për të drejtat e njeriut në rastin e procesit gjyqësor të Abdullah Öcalanit.

Kryetari i partisë së ndaluar turke të punës PKK, Abdullah Öcalan

Kryetari i partisë së ndaluar turke të punës PKK, Abdullah Öcalan

Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut ka deklaruar se procesi gjyqësor kundër udhëheqësit të kryengritësve Abdullah Öcalan u zhvillua në mënyrë të padrejtë. Paanshmëria e gjykatës turke, e cila zhvilloi procesin gjyqsor kundër Öcalanit, dhe e dënoi me vdekje për akte terroriste, është e dyshueshme, njoftoi gjykata nga Strasburgu. Po sipas gjykatësve evropianë, dënimi me vdekje i cili u kthye në burg të përjetshëm, bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

56 vjeçari Abdullah Öcalan, i cili ndodhet që prej 6 vitesh në burg, mund të kërkojë tani një proces të ri gjyqësor. Por sipas kushtetutës turke, rihapja e procesit gjyqësor do të thoshte një shkelje të tij.

Sipas vendimit gjyqësor, arrestimi i Öcalanit në Kenia nuk përbënte asnjë shkelje të ligjit. Udhëheqësi i partisë kurde të punës, e cila është një parti e ndaluar në Turqi, u dorëzua nga Siria në shtete të ndryshme evropiane dhe më pas ai kërkoi azil në Kenia, ku e prisnin forcat e sigurisë turke, të cilët e arrestuan dhe e kthyen në Turqi.

Ministri turk i drejtësisë Xhemil Cecik ish shprehur përpara vendimit kundër Öcalanit se në Turqi mund të flitet mbi rihapjen e këtij procesi. Qeveria turke tregohet e kujdesshme që procesi gjyqësor kundër Öcalanit, të mos ndikojë marrëdhëniet e ndera mes turqve dhe kurdëve. Por sipas ligjit turk rihapja e procesit gjyqësor është e ndaluar.

Bashkimi Evropian do t´i ndjekë me kujdes konsekuencat e Turqisë nga deklarata e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky rast konsiderohet si një gur prove për drejtësinë dhe paanshëmirinë e qeverisë turke, e cila kërkon që në tetor të këtij viti të fillojnë bisedimet pët antarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut e osverson sisteim jurdik të truqisë që prej vitit 1998. 45 shtete, ndër to edhe Turqia janë bërë antarë të konvetës për të drejtat e njeriut. Si në Turqi ashtu edhe në shtete të tjera, gjykata ndërkombëtare është më e fuqishme se ligjet vendore.

  • Data 12.05.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu3
  • Data 12.05.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu3