Në prag të vizitës së Bushit mijëra vetë protestojnë në Pragë | Evropa | DW | 27.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në prag të vizitës së Bushit mijëra vetë protestojnë në Pragë

Tetë ditë para vizitës së Bushit në Pragë, çekët protestojnë kundër planit të SHBA-ve për ngritjen e sistemit antiraketor në Evropën Lindore

Protestues në Pragë

Protestues në Pragë

Nga anketimet rezulton se dy të treta e çekëve janë kundër ngritjes së radarit në Çeki. Mijëra syresh e treguan këtë të shtunën, më 26 maj, në një demonstratë të zhvilluar në kryeqytetin çek.

"Ne nuk duam radarë këtu", bërtasin demonstruesit. Disa mijëra vetë janë mbledhur në sheshin Vencel në Pragë. Ata janë kundër ngritjes së mburojës antiraketore të SHBA-ve në tokën çeke: "Ne duam paqe në Evropë dhe jo një garë të re armatimi. Kemi frikë që po u ndërtua mburoja kundër raketave do të fillojë sërish një gjë e tillë, pasi do të prishet ekuilibri. Ne duam qetësi dhe rregull", thotë një demonstrues. Një folëse thotë se e fundit, për të cilën ka nevojë Çekia, është një bazë e re ushtarake.

Protesta është organizuar nga një nismë qytetare, pas të tcilëve qendrojnë sidomos grupe të spektrit të majtë, edhe socialdemokratë dhe disa të gjelbër, partia e të cilëve ësthë pjesë e koalicionit aktual në qeverinë e Pragës.

Deri në fillim të 2008-ës parlamenti duhet të marrë vendim për angazhimin e çekisë në sistemin antiraketor të Shba-ve.

Folësit në demonstratë kërkuan që kjo çështje të zgjidhet me referendum. Çështja se a do të ndërtohet stacioni i radarëve në Çeki është tepër thelbësore, për t'ia lënë në dorë parlamentit. Qytetarët kanë shkaqe konkrete për t'u frikësuar, thotë kryetari i bashkisë së vendit, në afërsi të të cilit është planifikuar baza: "Ne kemi frikë për ambjentin, natyrën dhe shëndetin tonë. Edhe për shkaqe politike jemi kundër radarit. Mbas përfundimit të Luftës së Ftohtë u tha që ish-Çekosllovakia, Polonia dhe Hungaria do të jenë zona pa baza të huaja ushtarake. Atëherë ne u gëzuam që do të ishim përsëri zotër në shtëpinë tonë. Tani me sa duket kjo po ndryshon."

Qeveria çeke parimisht është pro ngritjes së radarit. Që prej disa kohësh Praga ka filluar negociata konkrete me Pentagonin. Por, dy të tretat e çekëve, sipas anketimeve, janë kundër stacionit të radarëve.

Demonstrata e së shtunës nuk do të jetë e fundit. Pas një jave janë planifikuar demonstrata të reja. Pikërisht atëherë kur në Pragë pritet të vijë presidenti amerikan George W. Bush. Para samitit të G8-ës ai ka ndër mend të mbajë aty një fjalim për nevojën e mburojës anti-raketore.

  • Data 27.05.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7y
  • Data 27.05.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7y