Në prag të 25-vjetorit të ″Solidarnostit″ | Evropa | DW | 26.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në prag të 25-vjetorit të "Solidarnostit"

Kanë kaluar 25 vjet që kur me "Solidarnostin" polak u shënua themelimi i sindikatës së parë të pavarur në një vend socialist. Themelimi i Solidarnostit ishte një gurthemel në rrugën e gjatë të shpërbërjes së sistemeve komuniste. Fillimisht puntorët polak për javë të tëra u hodhën në grevë dhe kërkuan kushte më të mira për jetë, pastaj protestat drejtoheshin gjithnjë e më shumë kundër regjimit komunist në Varshavë. Qëllim i lëvizjes po bëhej gjithnjë e më tepër një Poloni demokratike. Një synim i cili dhjetë vite më vonë u bë realitet dhe kishte ndikim vendimtar edhe mbi zhvillimet në vendet tjera fqinje. Kristiane Hofman komenton.

default

Nëse për lëvizjen sindikaliste "Solidarnost" 25 vjet pas thelemimit të saj do të bëhet festë e madhe atëherë kjo festë do të ketë një fije ngjyrimi politik si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në politikën e brendshme për shkak se klasa politike dhe me të edhe komunistët e vjetër përpiqen që historinë e lëvizjes sindikaliste "Solidarnost" ta shfrytëzojnë për vete. Udhëheqësit e atëhershëm të lëvizjes flasin ndërkohë për "tradhti" dhe nuk duan të marrin pjesë në aktivitetet festive. Të tjerët kanë hequr dorë nga idealet e tyre të viteve '80. Sot Solidarnosti është krejt diçka tjetër: një lëvizje e cila gjatë viteve të '90-ta bëri reforma radikale me çka sakrifikoi edhe disa arritje sociale. Shumë prej grevistëve të atëhershëm sot janë të papunë, prej 15000 puntorëve në kantierin detar të Dancigut në punë kanë mbetur vetëm 3000. Sindikatat në ekonominë e sotme të tregut në Poloni nuk kanë se pothuajse fare ndikim. Dhe nga një sigurim social, çfarë aplikohet me dekada në Evropën perëndimore, punëtorët polak janë shumë, shumë larg.

Në aktivitetet festive me rastin e 25 vjetorit njeriu nuk mund ta ndiej veten shumë mirë as nga pikëpamja e politikës së jashtme. Kjo për faktin se politikanët evropiano-perëndimor i bie që të bashkë-festojnë përpjekjet e polakëve për liri. Por grevistët atëherë nga perëndimi nuk kanë patur ndihmë të vërtetë. Përkundrazi - para 25 vitesh perëndimi nuk donte t'ia dinte për ndryshimin e raporteve. Grevistët njëkohësisht u kritikuan ashpër nga sindikatat dhe politikanët perëndimor. Siç duket atëherë nënvlerësoheshin dimensionet e vullnetit polak për liri dhe perëndimi i druhej pasojave.

Po ashtu perëndimi ishte mësuar me barazpeshën politike të Luftës së Ftohtë. Përveç kësaj mirëqenia perëndimore nuk kishte nevojë për ndryshime. Dhe Bashkimi Sovjetik përkundër humbjeve të mëdha në luftën e Afganistanit nuk donte të sfidonte askë në Evropë. Paralele të këtij lloji mund të gjinden edhe në politikën e sotme ndaj grupeve të cilat përpiqen për demokraci në vendet me regjim autoritar.

Demokracitë e vjetëra evropiane ndërkohë kanë pranuar vendet e Evropës së Mesme dhe Lindore në Bashkimin Evropian. Megjithatë entuziasmi për vendet e reja anëtare të BE-së dhe për vendet tjera të Evropës Lindore të cilat vazhdojnë përpjekjet për antarësim mbetet i kufizuar, kështu ishte me Ukrainën vitin e kaluar ku vetëm fal angazhimit të qeverisë polake u arrit mbështetja e Bashkimit Evropian. Siç duket BE-ja nuk donte të mërziste Rusinë dhe sa më shpejt që të ishte e mundur të kthente sërish qetësinë në Ukrainë.

Apo së fundi në Azinë Qendrore, në Uzbekistan ku ushtria e presidentit Islam Karimov pa paralajmërim shuajti me dhunë demonstratat paqësore çka me jetë u kushtoi 700 njerëzve. Pas këtyre ngjarjeve u dëgjuan disa kërkesa të dobëta dhe shumë shpejt gjithçka ra në harresë.

Në këtë mënyrë duhet çmuar lart guximi dhe gatishmëria për rrezik e puntorëve dhe intelektualëve polak para 25 vitesh të cilët për vite me radhë i bën ballë regjimit komunist dhe mbështetje morale dhe financiare arritën të sigurojnë vetëm nga Papa Gjon Pali i II-të në Romë.

Në fshatin e sotëm të globalizuar kjo vlen edhe më shumë: për të patur sukses lëvizjet demokratike në regjimet autoritare kanë nevojë për mbështetje dhe vëmendje të veçantë nga jashtë.

  • Data 26.08.2005
  • Autor Kristiane Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDV
  • Data 26.08.2005
  • Autor Kristiane Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDV