Në mes të shpresës dhe skepticizmit | Evropa | DW | 01.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në mes të shpresës dhe skepticizmit

Turqia ende e pasigurtë. Në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së, që mbahet sot dhe nesër në Newport përveç të tjerave shqyrtohet edhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE

Kryeministri turk Erdogan dhe Kancelari gjerman Shreder

Kryeministri turk Erdogan dhe Kancelari gjerman Shreder

Rreth 5 përqind më pak ofroi bursa e Stambollit, kur para një muaji kancelari gjerman paraljmëroi zgjedhje të reja. Që atëherë Turqia parasheh humbjen e përkrahesit më të fortë në Evropë. Secili turk, sadopak i informuar, e di se kristiandemokratët gjermanë, të cilët sipas të gjitha gjasave do të qeverisin pas zgjedhjeve, janë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE.

Angela Merkel, kandidatja e CDU/CSU-së për kancelare, hapur paraqiti në Turqi konceptin e saj për një „partneriteti të priviligjuar“, kur ishte atje për vizitë në muajin shkurt. Kjo është një „ofertë e pamoralshme“,vlerësoi Abdullah Gül, ministër i jashtëm turk. Ai më me dëshirë citon një deklaratë tjetër të kancelarës se mundshme në të ardhmen:
„Zonja Merkel ka thënë, se marrëveshjet e Këshillit të BE-së janë të
plotëfuqishme edhe për te. Inshallah (me dëshirë të Zotit) do fillojmë me bisedime më 3 tetor.“

Një samit i BE-së, i mbajtur vitin e kaluar, pati vendosur këtë termin për fillim të bisedimeve. Qëllimi prioritar i Qeverisë se Rexhep Taip Erdoganit është, që gjithësesi bisedimet të fillojnë më 3 tetor. Tek atëherë kryesuesi turk i bisedimeve, Ali Babaxhan, do ketë mundësi të ulët në tavolinën e Brukselit dhe prej aty vështirë se do mund ta largoj ndokush, edhe pse vetë Babaxhani e di, se pikërisht atëherë bisedimet do te fillojnë, duke nxjerre në skenë vështirësitë turko-evropiane:
„Procesi i anëtarësimit të Turqisë po zhvillohet krejt ndryshe nga procesi i anëtarësimit të dhjetë shteteve të mëparmë, bile ndryshe edhe nga procesi i kandidimit të shteteve të tjera. Kështu do të ndodh edhe në të ardhmën, meqë anëtarësimi i Turqisë në BE është më shumë se sa anëtarësimi i shtetit të 28-të ose 29-të. Anëtarësimi i Turqisë do e ndryshoi terësisht BE-në.“

Turqit gjithësesi e kanë të qartë, se moti në BE po ndryshon. Tre shtete të mëdha të BE-së, para tre vitesh që të tre pro Turqisë, të parët francezët kanë ndryshuar. Si shkak për qëndrim të ri është vendimi i vjetër i Turqisë për të mos e njohur Qipron. Nëse se shpejti në Gjermani ndryshon qeveria, atëherë vetëm anglezët vazhdojnë të jenë pro-Turqisë. Më gjasë, edhe për shkak të
këtyre reve të ngrysura, Erdogani, shefi i qeverisë turke, dëshiron t’ua lehtsoj kundërshtarëve të tij rrugen për anëtarësimin e Turqisë .Ate që Brukseli po e kërkon nga ai prej kohësh, ky e ka bërë që nga mesi i gushtit: Për herë të parë ai udhëtoi në metropolin kurd Diabakir, në pjesën juglindore të vendit, dhe atje pranoi për herë të parë: se çështja kurde në Turqi migjithatë ekziston, prandaj ai ka ndërmend ta trajtojë atë:
„Çështja kurde, si edhe problemet tjera, mund të zgjidhen vetëm nëse
republika jonë demokratizohet edhe më shumë – dhe kjo nën moton: „Një
shtet, një komb dhe një flamur“. Një shtet i madh nuk duhet t’i injoroj gabimet e ndodhura në të kaluarën.“
Aktivistja për të drejta të njeriut, kurdja Erin Kestin, shfaqet e gëzuar ndaj fjalëve të shefit të qeverisë se saj, siç i gëzohet edhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE. Por në të njëjtën kohë ajo preferon të mbetet racionale:
„Ne aktivistët për të drejtat e njeriut dëshirojmë demokratizim, ngado që ai të na vije, dhe për këtë arsye procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka një rëndësi të vëçantë. Por unë nuk besoj se BE-ja do ta anëtarësojë ndonjëherë Turqinë. Mendoj se do arrihet vetëm deri tek një status special.Dhe kjo jo për shkak të deficiteve në fushën e të drejtave të njeriut, por për shkak se Turqia është vend musliman.
Dëshira e popullsisë turke për anëtarësim të Turqisë në BE është
shume e madhe, por tani është përhapur skepticizmi,se më në fund nuk do të ndodhë anëtarësimi.


  • Data 01.09.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDR
  • Data 01.09.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDR