Në Rostok përfunduan aksionet e protestave kundër samitit të G8-ës
9 Qershor 2007Reklamë
Rostok: Me një tubim të madh përmbyllës në Rostok përfunduan aksionet e protestave të kundërshtarëve të G8-ës. Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin bregdetar gjerman i cili për një javë rresht ishte kthyer në shesh përleshjesh mes kundërshtarëve të globalizimit dhe policisë. Sipas të dhenave të policisë gjithsejt janë arrestuar mbi 1000 njerëz. Organizatorët e protestave i vlerësuan ato si të suksesshme. Nga ana tjetër edhe ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) u shpreh i kënaqur me misionin e rreth 17.800 policëve.