1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Maqedoni do të ketë rivotime në 28 qendra votimi

Fatos Musliu/ Shkup4 Qershor 2008

Këtë e shpalli Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shkup. Më parë ka pasur kërkesa nga ndërkombëtarët për ripërsëritje të votimeve. Në kampin politik shqiptar në Maqedoni situata mbetet e nderë.

https://p.dw.com/p/EDQk
Kuti votimi në Shkup
Kuti votimi në ShkupFotografi: DW

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rivotim në 28 vendvotime në ato njësi zgjedhore në të cilat ka regjistruar parregullsi. PDSH dorëzoi 200 ankesa për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor në zonën e Shkupit dhe Tetovës, ndërsa BDI dorëzoi 150 ankesa dhe një ankesë të përgjithshme për njësinë zgjedhore numër 6.Vërejtjet e partive shqiptare mund ta zgjerojnë hapësirën e njesive zgjedhore ku do të ketë rivotim. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, nuk ka folur për numër mandatesh të partive, për aq kohë sa procesi zgjedhor nuk konsiderohet i mbyllur. Sipas të dhënave paraprake, përbërja e re parlamentare në Maqedoni do të ketë 63 deputetë nga koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO-DPMNE, 28 nga Koalicioni "Dielli koalicioni për Evropë" i kryesuar nga LSDM, 13 nga BDI, 13 nga PDSH dhe nga 1 deputetë nga radhët e Partisë për Prosperitet Demokratike dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane, thotë anëtari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski.

Në taborin e partive shqiptare, BDI dhe PDSH po vazhdojnë akuzat e ndërsjella për fajtorin e incidenteve të ditës së votimit. Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Memeti thotë:

“ Autorët e incidentëve dhe mbushësit e kutive në njësin zgjedhore 6 po ushtrojnë presion psikologjik dhe kërcënime me jetë ndaj anëtarëve te komisioneve dhe po i detyrojnë ata që t’i nënshkruajnë procesverbalet që përmbajnë rezultatet e falsifikuara “, thotë zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti

Nënkryetari i PDSH-së,Ymer Selmani, akuzon partinë opozitare shqiptare, BDI për fajësinë e saj për incidentet e 1 Qershorit. Sipas Ymer Selmanit, PDSH-ja është fituese absolute e zgjedhjeve parlamentare në elektoratin shqiptar:

“ PDSH ka epërsi absolute në numrin e votave përballë partisë opozitare BDI. Ky numër i transferuar në numër të deputetëve do të thotë se PDSH-ja ka 15 deputetë, ndërsa BDI-ja 10 “ – thotë Ymer Selmani, nënkryetar i PDSH-së

Liderja e Lidhjes Social-Demokrate Radmilla Sheqerinska paralajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetares së Partisë. Shkaku për vendimin e tillë, sipas Sheqerinskës është definitiv, është parimi i përgjegjësisë pas disfatës zgjedhore.