1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Bruksel zhvilloi punimet Konferenca ndërkombëtare për Irakun, të pranishëm përfaqësues nga 80 vende te botës

Bernd Riegert22 Qershor 2005

Joshka Fisher: Procesi i kushtetutes, nje pike e rendesishme per kalimin e sovranitetit tek institucionet irakiane

https://p.dw.com/p/ArE1

Me një apel për ndihmë,ka hapur punimet në kryeqytetin belg, Konferenca ndërkombëtare për Irakun.Ministrja e jashtëme amerikane Kondoleza Rajs theksoi në fjalën e saj ashtu sikurse edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara Kofi Anan, domosdoshmërinë për të ndihmuar edhe më tej Irakun në rindërtimin e tij.
Në fjalën e tij , Presidenti i parlamentit irakian Hajim al Hasani theksoi nevojën e luftës kundër terroristëve:
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë një rol të rëndësishëm drejtues në ndihmën ndaj Irakut në frontin e sigurisë.Në qoftëse ne tani luftojmë terrositët në Irak, ky do të jetë fillimi i fundit të terrorizmit kudo nëpër botë", tha presidenti i parlamentit irakian.
Shefi i diplomacise gjermane,Joshka Fisher në fjalën e tij tha se Gjermania do të ndihmojë fuqishëm në rindërtimin e vendit duke qenë e pranishme në vend nëse gjendja e sigurisë do të përmirësohet.
"Terrori vazhdon.Nga ana tjetër zgjedhësit kanë në krye një qeveri legjitime demokratike.Një pikë e rëndësishme do të jetë tani procesi i kushtetutës, pasi me këtë do të arrihet të bëhet kalimi i sovranitetit tek institucionet irakiane", tha Fisher.
Ndërsa ministrja e jashtëme amerikane Kondoleza Rajs u ndal tek vendet fqinje me Irakun për parandalimin e depërtimti të terroristëve.
"Vendet fqinjë me Irakun, veçanërisht Siria, duhet të mbyllin kufirin e tyre për këdo që kërkon të shkatërrjë përparimet në Irak.Të gjitha vendet duhet t'i mbajnë premtimet për të dhënë ndihma materiale për Irakun", tha Rajs .
Po ashtu Kombet e bashkuara duhet të japin në maksimium kontributin e tyre në këtë drejtim, prandaj i pranishëm në punimet e kësaj konference ishte edhe vetë Sekretari i përgjithshëm Kofi Anan i cili tha:"Irakianët e kanë mbështetjen e botës në përpjekjet e tyre për ta rindërtuar vendin. Bashkësia ndërkombëtare e mbeshtet qeverinë dhe popullin e Irakut dhe ne jemi të përcaktuar se rindërtimi i Irakut duhet të ketë sukes, ashtu siç kemi nënvizuar në rezoluten 1546 të Këshillit të Sigurimit".