1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në çështjen e Darfurit, bashkësia ndërkombëtare akoma nuk po gjen një gjuhë të përbashkët

Klaus Dahman2 Shkurt 2005

Koflikti në Darfur pas katastrofës në Azinë Juglindore kaloi në plan të dytë të mediave ndërkombëtare. Megjithatë krimet e vrasjet në Sudanin perëndimor vazhdojnë. Këtë e bëri të ditur edhe një Komision i Kombeve të Bashkuara. Aktet e dhunës, tortura përdhunimet bastisjet dhe vrasjet ndaj civilëve vazhdojnë. Nocioni "gjenocid" megjithatë nuk shfaqet në këtë raport. Shtojmë këtu se është ndezur edhe debati mbi kompetencat e gjyqeve

https://p.dw.com/p/ArQl
Fotoja e vitit 2004, zgjedhur nga UNICEF. Një fëmi dhe nëna e tij, të dëbuar nga milicët arabë
Fotoja e vitit 2004, zgjedhur nga UNICEF. Një fëmi dhe nëna e tij, të dëbuar nga milicët arabëFotografi: AP UNICEF

Konflikti në rajonin e Darfurit në perëndim të Sudanit,filloi me kryengritjen e dy grupeve militantësh afrikanë kundër qeverisë. Qeveria përdori kundër tyre milicët arabë, që kryen vrasje duke kaluar nga njëri fshat në tjetrin. Rreth dy milionë vetë në Darfur u detyruan të brakstisin shtëpitë. 70.000 vetë kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet. Megjithëse tema e Darfurit nuk është më në qendër të mediave ndërkombëtare prej disa javësh dhuna atje vazhdon. Madje edhe ndërhyrja e 700 ushtarëve të Unionit Afrikan (AU) nuk solli ndonjë ndryshim të situatës, as furnizimet me urgjencë për popullatën. Në fund të janarit në një sulm ajror në rajonin perëndimor sudanez u vranë përafërsisht 100 vetë. Organizatat për të drejtat e njeriut ka vënë alarmin; Vrasjet, dëbimet, përdhunimet janë në rend të ditës, situata në Darfur jo vetëm që nuk ka përmirësim, por madje është keqësuar. Askush nuk është përgjigjur deri më tani.
Problem kryesor është gjetja e gjuhës së përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në çështjet e Sudanit. Në nivelin e OKB-së nga njëra anë Kofi Anan, i cili rregulisht paralajmëron, por që është gati i pafuqishëm kundrejt ndezjes së interesave kombëtare. Komisioni i emëruar prej tij bën fjalë për dhunë të vazhdueshme e krime në rajon, por nuk flet për gjenocid. Sigurisht nuk është e lehtë të dëshmosh gjenocidin. Sipas rregulloreve të OKB-së duhet që të dëshmohet që në Sudanin perëndimor po kryhen krime - me qëllim që shfarosjes së plotë apo të pjesshme të një etnie, të një komuniteti fetar, nacional, apo të një race. Thënë ndryshe, viktimat vriten, dhunohen sepse i përkasin një populli apo komuniteti fetar të caktuar. Konflikti në Darfur nuk përputhet drejpërdrejt me këtë përcaktim. Nga ana e Komisionit të OKB-së u tha se ka elementë të gjenocidit, një zgjidhje diplomatike kjo, sepse nëse do të flitej për gjenocid, atëherë Kombet e Bashkuara do të ishin të detyruara të ndërhynin. Është e pamundur që të dërgohen trupa të OKB-së në Darfur, kjo sepse nuk do të miratohej nga Këshilli i Sigurimit. Kina dhe Rusia do të vinin veton për shkak të interesit të naftës në Sudan, pas të cilave qëndron qeveria në Kartum. Aktualisht debatohet në Kombet e Bashkuara, se para cilit gjyq duhet të dalin vrasësit dhe ndihmësit e tyre. Po qe se do të dëgjohej Kofi Anan, kjo do të ishte kompetencë e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ky propozim bllokohet nga SHBA, sepse ato nuk e njohin këtë Gjykatë, për shkak zë frikës se aty duhet të dalin ndoshta njëherë vetë amerikanët. Uashingtoni përpiqet të gjejë një zgjidhje tjetër. Krijimin e një gjykatë të posaçme për Darfurin sipas modelit të Ruandës. Duke patur parasysh, se në Darfur përditë vdesin njerëz, interesat e naftës janë vërtet tejet cinike. Një gjë është e qartë që t'i jepet fund krizës në Darfur, duhet një gjuhë e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare.