1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mnistrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice viziton Bagdadin

Volfgang Otto17 Shkurt 2007

Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice u informua të shtunën (17.02) gjatë një vizite të shkurtër në Bagdad mbi planin e ri të sigurisë për Irakun. Ajo u takua gjithashtu me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Qeveria amerikane qëndron nën presion të madh për shkak të situatës së vështirë në Irak. Kongresi amerikan nuk e pranoi të premten kërkesën e presidentit amerikan Bush për të dërguar 21.500 ushtarë të tjerë në Irak. Rice po zhvillon një udhëtim në Lindjen e Afërt për të zgjidhur konfliktin mes israelitëve dhe palestinezëve.

https://p.dw.com/p/Aqmt

Vizita e ministres së jashtme amerikane Condoleezza Rice në Bagdad ishte një gjest për trupat amerikane dhe irakiane. Ajo donte të dëshmonte se qeveria amerikane vazhdon të kërkojë të angazhohet në Irak edhe pse kongresi amerikan nuk e mbështet më qeverinë. Gjatë vizitës së saj të shkurtër, ministrja e jashtme amerikane theksoi se plani i ri për sigurinë në Irak nuk do të sjellë rezultate pozitive brenda 1 nate. Ky aksion do të kryhet gjatë një periudhe të gjatë kohore. Por ajo u shfaq optimiste se eshe qeveria irakiane do të bashkëpunojë në mënyrë të duhur:

"Përsa i përket shpreave për suksesin e planit të sigurisë për Bagdadin dhe pyetjes së ç´mund të bëjën SHBA-s për ta mbështeur Irakun më tej, dua të theksjo se ne jemi të impresionuar nga puna e kryeministritit Maliki dhe qeverisë së tij. Ata po dëshmojnë në mënyrë të qartë de tani po fillon një fazë e re për popullin irakian."

Edhe presidenti Bush u shfaq i kënaqur të shtunën mbi qeverinë në Bagdad. Pas takimit me ish ambasadorin amerikan në Bagdad, Ryan Crocker, Bush tha se cilat detyra i ka vënë qeverisë së Malikit:

"Një nga këto detyra është që trupat irakiane të pozicionohen në qendër të Bagdadit, ku do të forcohen nga trupat tona. Një detyrë tjetër është që të ndryshohen rregullat e punës së policisë, në mënyrë që të gjithë kriminelët të marrin dënimin e duhur. Edhe kjo detyrë po plotësohet nga Maliki. Fundja ai sapo vendosi për një buxhet shtetëror që përbëhet nga 10 miliardë dollarë për rindërtimin."

Rice i bëri thirrje qeverisë irakiane që ta përdorë pazuën që do të krojohet nga ofensiva e sigurisë, që t´i pajtojë grupet e armiqësuara me njëri-tjetrin në vend. Kryeministri irakian Al-Maliki është shiit, president Talabani kurd dhe zëvendësi i ti sunit.

Pot të shtunën Ricë vazhdoi udhëtimin e saj drejt Izraelit, ku do të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Olmert dhe me presidentin palestinez Abaz.