Ministri rus i punëve të jashme i mirëpritur të vizitojë Kosovën
28 Mars 2007Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka ftuar përfaqësuesit e vendeve anëtare në KS-it, që ta vizitojnë Kosovën dhe të shofin nga afër realitetin dhe të binden se Kosova është e gatshme të funksionojë si shtet normal. Në këtë mënyrë, Presidenti Sejdiu nuk sheh asgjë të keqe nga kërkesa e fundit e minstrit rus të punëve të jashme, i cili ka kërkuar nga KS-it, që ta vizitojë Kosovën para se të fillojë debati për statusin në KS-it.
Presidenti Sejdiu, thotë se është e rëndësishme që Kosovën ta vizitojnë sidomos përfaqësuesit e disa shteteve që kanë mëdyshje ta mbështesin apo jo, propozimin e ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, i cili rekomandon pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.
Këtë deklaratë dhe këtë kërkesë, presidenti Sejdiu, e bëri pas një takimi që zhvilloi me qeverinë e Kosovës. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Agim Ceku, në një konferencë të përbashkët për media, thanë se në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova uniteti politik është mëse i domosdoshëm. Kryeministri Çeku tha se, qeveria e Kosovës është e gatshme që ta implementojë në tërësi marrëveshjen e statusit e cila pritet të dalë nga KS-it.
Kryeministri Agim Ceku, tha se pjesëmarrja e presidentit në një mbledhje të qeverisë bëhet me qëllim që të rikonfirmohet uniteti politik dhe institucional në Kosovë. Kjo për faktin që sipas tij, Kosovës në këtë fazë i nevojitet angazhim i rritur brenda Kosovës dhe jashtë saj për të jetësuar qëllim final, pavarësimin e Kosovës.