1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier takohet me homologun e tij rus Lavrov

Esther Hartbrich21 Dhjetor 2006

Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier i ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme bisedimet politike në Moskë. Gjatë paradites ai u takua me homologun e tij rus Sergej Lavrov.

https://p.dw.com/p/AqyC

Ministri i jashtëm gjerman dhe ai rus janë dakord se situata e nderë mes Izraelit dhe Palestinës kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Të dy politikanët kërkojnë që kuarteti i Lindjes së Afërt të mblidhet sa më parë. Frank Valter Steinmeier tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Moskë:

"Vura re zoti koleg se jemi të dy të një mendimi që me fillimin e vitit të ri duhet të shfaqim edhe më shumë vullnet, që kuarteti i Lindjes së Afërt të takohet sa më parë, madje që në janar."

BE-ja, SHBA-s, Rusia dhe NATO janë kuarteti i Lindjes së Afërt. Por kjo ishte tema e vetme e përbashkët e ministrit të jashtëm gjerman Steinmeier dhe atij rus Lavrov. Lavrov shpjegoi se do ta zhvillojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me BE-në. Marrëveshja për bashkëpunim dhe partneritet mes dy palëve përfundon vitin e ardhshëm. Polonia e bllokon ndërkohë mandatin për për marrëveshje për presidencën e rradhës së BE-së. Steinmeier tha:

"Ju e dini se gjatë takimit të Këshillit të Evropës mbi presidencën e rradhës së BE-së javën e kaluar, nuk arritën të biem dakord mbi një mandat të tillë, prandaj duhet të punojmë tani në të dyja drejtimet. Së pari duhet të përpiqemi që t´i heqim të gjitha pengesat që qëndrojnë përpara rifillimit të marrëveshjes dhe së dyti duhet të mendojmë se si mund të zgjatet kjo marrëveshje për bashkëpunim dhe partneritet."

Steinmeier shpjegoi se në marrëveshjen e re duhet të përfshihen edhe marrëdhëniet energjitike, për të evituar kështu rritjen e çmimeve për gazin dhe energjinë elektrike si edhe mosfurnizimin brenda afatit, siç ndodhi në fillim të këtij viti. Lavrov nga ana e tij theksoi se Rusia do ta zgjerojë bashkëpunimin me BE-në por nuk e përmendi me asnjë fjalë temën e energjitikës.

Gjatë një takimi që zhvilloi me zëvendëskryetarin e shtetit Dmitri Medvejev të mërkurën, Steinmeier bisedoi mbi vrasjet e fundit politike që u kryen gjatë kohëve të fundit në Rusi. Ai i bëri sërish thirrje Rusisë, që t´i sqarojë sa më parë këto vrasje.

Por Steinmeier theksoi gjithashtu qëndrimin e tij se Rusia është një vned i rëndësishëm fqinj i Gjermanisë dhe BE-së dhe gjatë konflikteve ndërkombëtare, ata duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin. Lavrov theksoi se asnjë vend nuk mund të tolerojë vrasje politike. Përsa i përket vrasjes së Litvinenkos, Lavrov tha se ndërkohë janë gjetur gjurmë të polonimumit në shumë vende evropiane. "Puna duhdet të kryehet nga shërbimet sekrete dhe jo të politizohet", tha Lavrov. "Faji nuk duhet kërkuar tek vendet e tjera, që flasin hapur mbi këtë rast."

Gjatë pasdites Steinmeier u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Më pas ai do të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile ruse.