Ministrat e mbrojtjes së NATO-së takohen në Taormina të Italisë | Bota | DW | 09.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministrat e mbrojtjes së NATO-së takohen në Taormina të Italisë

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike Nato janë mbledhur në Taormina të Sicilisë në takimin e tyre jozyrtar

Logoja e Natos

Logoja e Natos

Në qytezën siciliane Taormina, valon një flamur danez jo larg hotelit ku janë mbledhur ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës veriatlantike NATO. Kjo për shkak se në Taormina nodhet një konsullatë daneze e cila përkujdeset për shumë turistë danezë të cilët vizitojnë Sicilinë. Ky flamur ju kujton ministrave të Natos se shumë përfaqësi daneze në qytetet me shumicë myslimane janë sulmuar pas botimit të karikaturave të profetit Muhamed në një gazetë daneze. Për shkak se protestat e dhunshme ndërkohë janë drejtuar edhe kundër vendeve tjera anëtare të Natos si Norvegjia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pamundur që ministrat e mbrojtjes ta evitojnë këtë temë edhe pse zyrtarisht ajo nuk ndodhet në rendin e ditës.


Ministri gjerman i mbrojtjes Franc-Jozef Jung paralajmëroi para nisjes së tij për në Itali se do të diskutoj edhe për sherrin që ka plasur për karikaturat. 26 ministrat e mbrojtjes të premten për herë të parë do të takohen edhe me homolgët e tyre të shtatë vendeve përreth Mesdheut. Përkrah Izraelit do të jenë të pranishme edhe Jordania, Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku dhe Mauretania. Këto vende, beson ministri Jung mund të bashkëndihmojnë në rikthimin e një diskutimi paqësor mbi religjionin dhe lirinë e shtypit.

Ministrat do të diskutojnë edhe për atë se a duhet të kenë pasoja protestat kundër Trupës Paqësore të Afganistanit, ISAF të drejtuara nga Aleanca NATO. Në Afganistan janë sulmuar ushtarët norvegjez dhe amerikan. Ushtarët britanik u desh të fluturojnë për në veri të Afganistanit për t'ju dalur në mbrojtje ushtarëve norvegjez. Në pranverë Nato planifikon që me 6.000 ushtarë të marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës komandën në jugun ende jo të qetë të Afganistanit. Ky angazhim do të ndodh patjetër nxitoi të siguroj zëdhënsi i NATO-s Xhejms Apaturai. Megjithatë parlamenti hollandez ka dhënë me gjysëm zemre pëlqimin për dërgimin e 1.400 ushtarëve në jug të Afganistanit. Protestat e vazhdueshme të myslimanëve të paktën do të nxisin diskutimin se a janë mjaft të armatosur dhe sa kanë kompetenca ushtarët për vetmbrojtje në Afganistan.

Nikoqiri italian i takimit, Antonio Martino paralajmëroi që me homologun e tij turk Mehmet Gönül të diskutoj për vrasjen e një prifti katolik në Turqi i cili sipas të gjitha gjasave ka rënë viktimë e sherrit që ka plasur për karikaturat.

Ministrat e Natos përveç kësaj do të shkëmbejnë mendime se çfarë roli duhet të luaj në të ardhmen Alenca ushtarake transatlantike në luftë kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për shtimin e angazhimit të NATO-s ndërkohë që Franca refuzon një gjë të tillë. Nga ana tjetër bëhen përpjekje për thellimin e marrdhënieve me vendet si Japonia, Australia dhe Zelanda e Re. Po ashtu ministrat do të diskutojnë edhe oër atë se si duhet të sillet NATO dhe çfarë roli duhet të ketë ajo në mosmarëveshjet me Iranin për programin e tij bërthamor.

  • Data 09.02.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMS
  • Data 09.02.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMS
Reklamë