Ministrat e BE-së: më shumë kompetenca Europolit | Evropa | DW | 15.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e BE-së: më shumë kompetenca Europolit

Autoriteti policor i BE-së, Europol duhet të luajë një rol më të madh në sigurinë e brendëshme në Evropë. Vendimet e para për këtë duhet të merren në gjysmën e parë të këtij viti, tha ministri i brendshëm i Austrisë, Liese Prokop, të shtunën (14.01) në Vjenë në përfundim të takimit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së.

Nga takimi i ministrave të brendshëm të BE-së

Nga takimi i ministrave të brendshëm të BE-së

Pornografia me fëmijë, droga apo tregtimi i organeve, terrorizmi ndërkombëtar: lista është mjaft e gjatë. Nëse kriminaliteti i tejkalon kufijtë shtetërorë, atëherë kemi të bëjmë me akte të rënda penale. Nisur nga ajo që policia e ka të vështirë të hetojë në disa zona kufitare, përpara dhjetë vjetësh BE-ja krijoi Europolin.

Emri është disi irritues, sepse policia evropiane në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk është Europoli, por kjo është më shumë si të thuash një bursë informacionesh, ose qendra e akumulimit tw të dhënave dhe ekspertëve. Policia në vendet e veçanta të BE-së ia transmeton të dhënat e veta lidhur me kriminalitetin ndërkufitar Europolit. Këtu të dhënat mblidhen, filtrohen, dhe krahasohen. Shpesh ekspertët e Europolit mund të krijojnë një tablo të plotë nga shumë pjesëza të veçanta. P.sh. lidhur me pornografinë me fëmijë: një ofrues i kësaj pornografie, i cili shpesh herë e ndryshonte vendin brenda BE-së, mundi të kapej me ndihmën e Europolit. Ekspertët konstatuan, se ai kudo që shkonte operonte me të njëjtin emër.

Rreth 500 punonjës ka Europoli me seli në Hagë, në Holandë. Kryesisht kontrabanda e drogës ka qenë qysh në fillim një nga problemet, me të cilat është marrë Europoli. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në ShBA terrorizmi ndërkombëtar dhe lufta e parandalimi ndaj tij po luajnë një rol gjithnjë e më të madh. Pikërisht në këtë drejtim, sipas qeverisë gjermane, Europoli mund të kontribuojë më shumë se deri më sot.

"Europoli është i sukseshëm në luftën kundër drogës si dhe të falsifikimit të parave dhe dokumentave. Ne besojmë, se në fushën e terrorizmit dhe të terrorizmit me motive islamike del një detyrë e madhe për Europolin në të ardhmen." Kështu thotë Peter Altmaier, sekretar shteti në ministrinë gjermane të punëve të brendëshme. Në këtë drejtim është i rëndësishëm seleksionimi në internet. Për vende të veçanta kjo është e pamudnur, mendon Altmaier. Qeveria gjatë muajve të ardhshëm do të punojë, që Eurpoli të marrë më shumë kompetenca në këtë fushë dhe vitin e ardhshëm kur Gjermania të ketë kryesinë e radhës në BE, tema Europol do të jetë një nga pikërëndesat.

Shefi i Europolit, Maks-Peter Ratzel, është gjerman. Ai sheh edhe sektorë të tjerë, ku mund të jetë aktiv Europoli. Herë pas here ndodh që fëmijët, që vijnë në BE papritur zhduken. "Këta fëmijë zhduken pa e ditur askush saktë, se ku dhe pa e ditur se çfarë strukturash fshihen pas kësaj. Ajo që bien në sy është fakti, që këta fëmijë nuk ekzistojnë më." Eshtë e paqartë, nëse pas kësaj mund të fshihet trafikimi i fëmijëvë, apo kontrabanda me organet.

Problemi i Europolit në të shkuarën ka qenë shpesh herë fakti që vende të veçanta të BE-së kanë qenë të kursyer në furnizimin me informacion. Probleme të ngjashme njihen edhe nga bashkëpunimi me shërbimet sekrete. Ajo që është interesant të theksohet; ata që kanë nguruar në këtë drejtim janë vendet e vjetra antare të BE-së, ndërsa antarët e rinj nga Evropa Lindore e kryejnë këtë detyrë në mënyrë shembullore.

  • Data 15.01.2006
  • Autor Mihael Beker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCI
  • Data 15.01.2006
  • Autor Mihael Beker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCI