Ministrat e BE-së: Gripi i shpendëve ende nuk paraqet rrezik për njeriun
21 Tetor 2005Reklamë
Duke filluar nga e shtuna në Gjermani shpendët shtëpiakë do të mbahen të izoluar nëpër ferma dhe pulari, për të shmangur kontaktin e tyre me zogjtë shtegtarë. Ministrat e shëndetësisë të vendeve antare të BE-së u mblodhën për t´u konsultuar mbi këtë problem.
Gjatë konsultimeve që u zhvilluan të enjten në Londër ministrat vlerësuan, se virusi i gripit të shpendëve ndërkohë kërcënon vetëm kafshët dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit, ndonëse frika ekziston teorikisht. Megjithatë ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE-së u konsultuan edhe për rastin më ekstrem, duke përcaktuar masat që duhet të merren për parandalimin e një rreziku të tillë.
Ministrja gjermane e shëndetësisë Ula Shmidt, nuk mundi të merrte pjesë në këtë takim, ndaj ajo u përfaqësua prej sekretarit shtetëror pranë kësaj ministrie, Teo Shrëder. Sipas tij aktualisht rreziku për popullsinë është zero:
"Ne ishim të gjithë të një mendimi, se megjithatë edhe për sa i përket popullsisë duhet të bëjmë me kujdes dallimin mes gripit të sezonal të dimrit që shfaqet në formën e epidemisë së përgjithshme dhe gripit të shpendëve të përhapur në vendet aziatike dhe virusit që është konstatuar ndërkohë pjesërisht edhe në Evropë."
Por BE-ja do të jetë e përgatitur për rastin më ekstrem. Ndaj midis vendeve të BE-së do të bëhen përgatitjen për një plan emergjence në rastin e përhapjes së një epidemie mbarëbotërore, nënvizoi ministrja britanike e shëndetësisë, Patricia Hevit:
"Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem."
Një ndër masat që duhet të marrin vendet e BE-së është shtirimi i rezervave me medikamente kundër gripit. Ndëkrkohë që ende nuk ekziston vaksina dhe ajo mund të prodhohet vetëm pasi virusi të ketë evoluuar në një supervirus. Tani për tani një epidemi e gripit mund të trajtohet vetëm me medikamente, kryesisht me medikamentin Tamiflu të prodhuar nga koncerni zviceran i farmaceutikës Roche. Si rjedhojë ditët e fundit ëhstë rritur ndjeshëm kërkesa për këtë medikament. Ministrate shëndetësisë i kanë këkruar koncernit Roche që të intensifikojë punën për t´i bërë ballë kërkesës në rritje.
Reklamë