1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miliona njerez ne pune te detyruar - Fate dhe probleme - Me rastin e perfundimit te Luftes se Dyte Boterore

Birgit Goerz5 Prill 2005

Gjysma e parë e vitit 2005 është e mbushur me ditë përkujtimore, me rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore. 8 Maji 1945 shënoi edhe fundin e vuajtjes së miliona njerëzve, viktima të nazizmit,që prisnin t'u vinte radha për të hyrë në dhomat e gazit ose që mbaheshin si skllavë në kampe me punë të detyruar.

https://p.dw.com/p/Ar4A
Esfira Hegedues, ne te djathte, e vene ne pune te detyruar nga nazistet, merr nje çek prej gjithsej 10,000 Markash, pra, 5 112 Eurosh, si demshperblim, ne Frankfurt, Qershor 2001.
Esfira Hegedues, ne te djathte, e vene ne pune te detyruar nga nazistet, merr nje çek prej gjithsej 10,000 Markash, pra, 5 112 Eurosh, si demshperblim, ne Frankfurt, Qershor 2001.Fotografi: AP

Franz Saukel ishte pikërisht ai person, të cilin në vitin 1942, Hitleri e vuri të ngarkuar te përgjithshëm për puntorët e detyruar. Mbas luftës, Saukel përfundoi në para gjyqit të Nyrnbergut. Avokati i tij argumentoi:

"Fakti, që, siç e theksojnë edhe dëshmitarët përkatës, puntorët ishin të zellshëm dhe të gatshëm për punë dhe që kur mbaroi lufta nuk bënë kryengritje, që do të ishte shenjë hakmarrjeje e natyrshme ndaj skllavëmbajtësve, flet në favor të të akuzuarit Saukel."

Po në Nyrnberg, mjeku Dr. Vilhelm Jeger, skicon se si ishte me të vërtetë situata nëpër kampe. Ai flet për një një punishte tankesh, topash dhe municioni në fabrikën "Krupp". Në protokollin e gjyqit lexojmë:

"Kur shkova për herë të parë në kamp gjeta persona që kishin plagë të hapura me qelb dhe sëmundje të tjera. Mungonin si barnat mjekësore, ashtu edhe fashot. Gjendja sanitare ishte shumë e keqe. Në sheshin e hedhurinave kishte vetëm dhjetë nevojtore fëmijësh për 1200 puntorët. E përhapur ishte tifoja."

Nuk dihet me saktësi, se sa ka qenë numri i këtyre të fundit. Flitet për një shifër prej 7 deri në 11 milionë. E sigurtë është, që në verën e vitit 1944, çdo i katërt i punësuar në industrinë gjermane ishte i detyruar. Edhe në bujqësi mbaheshin puntorë të detyruar. Shumica e tyre rridhnin nga vendet e pushtuara nga Evropa Lindore. Shfrytëzimi i puntorëve të detyruar në stil masiv filloi në vitin 1939, me fillimin e luftës. Në gjueti të mirëfillta njerzish u mblodhën 300 mijë të burgosur polakë dhe 1,7 milionë zivilë. Shenja "P" për "Polak" dhe "Ost" për qytetarët e Bashkimit Sovjetik u qepeshe puntorëve tek rrobat e tyre. Një e treta janë gra, disa madje 13, 14 vjeçare. Një hebro-hungareze tregon se si në kohën e burgimit në Auschvic është detyruar të punojë në një fabrikë municioni.

"Kemi punuar dhjetë orë me radhë. Çdo ditë, edhe të djelave. Tre kilometer na duheshin për të ecur deri tek stacioni i trenit, vajtje e ardhje. Nuk kishim as rroba e as këpucë. Kjo ishte më e keqja. Këmbët i mbështillnim me letër, çorape nuk kishte. Me këmbët e mbëshejella në letër dhe në nallane e bënim gjithë këtë rrugë."

Bayer, BASF, Hoechst, Daimler Benz, Mannesmann, Krupp si dhe shumë firma të tjera, lista e ndërmarrjeve që kanë përfituar nga puna e detyruar gjatë viteve të lufëts është e gjatë, dhe me emra të famshëm, që i gjen edhe sot në krye të bursës gjermane. Për një kohë të gjatë çështja e dëmshpërblimit të puntorëve të detyruar kishte mbetur e pazgjidhur. Shumë prej tyre u përpoqën që të fitonin diçka përmes ligjit. Pa sukses. Në vitin 2000 më në fund qeveria dhe ekonomia gjermane krijuan një fond dëmbshpërblimi. 2,5 miliardë euro. Por ekonomia priti gjatë derisa i mblodhi të gjitha paratë. Sipas statisitkave më të fundit, nga ky fond kanë përfituar 1,5 milionë njerëz, me një shumë prej gjithsej 2,65 miliardë euro. 1840 Euro për kokë – krahasuar me vuajtjen e tyre, diçka me të vërtetë simbolike.