Mijëra të vdekur prej një tërmeti të fuqishëm në Azinë jugore | Politika | DW | 26.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Mijëra të vdekur prej një tërmeti të fuqishëm në Azinë jugore

Hartë e epiqendrës së tërmetit dhe vendeve të prekura

Hartë e epiqendrës së tërmetit dhe vendeve të prekura

Numri i të vdekurve si pasojë e nje tërmeti, qe goditi Azinë jugore po shtohet orë pas ore. Sipas njoftimeve të orës 18.00 numri i viktimave arriti në 10.200 vetë. Ky ishte tërmeti më i fortë që ka prekur këtë zonë që prej vitit 1960. Epiqendra e tërmetit me një fuqi prej 8.9 ballësh sipas shkalles Richter, ka qenë në bredetin e ishullit Sumatra.

Prej tërmetit u prekën India, Sri Lanka, Bangladeshi, Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda. Vetem ne Sri Lankë prej tërmetit dhe përmbytjeve që u shkaktuan prej valëve të Oqeanit Indian kanë vdekur mbi 3.200 vetë. Dhjetra mijera të tjerë kanë mbetur pa strehë. Qeveria e Sri Lankës shpalli gjendjen e alarmit në rast katastofash kombëtare. Në jug të Indise kane gjetur vdekjen rreth 2.500 vetë. Në zonat turistike në jug të Tajlandës kanë gjetur vdekjen prej dallgëve të mëdha mbi 310 vetë, kurse në Indonezi numri i viktimave arriti ne mbi 2.439.

BE-ja vuri në dispozicion të vendeve të prekura prej tërmetit një ndihmë urgjente në vlerë prej tre milionë eurosh. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar BE-ja po përpiqet që të ndihmojë zonat më të prekura prej pasojave të tërmetit. Një prej zëdhënësve të KKN, Peter Rees, tha se gjendja është mjaft serioze, sidomos në Sri Lankë dhe se kjo organizatë po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të ndihmuar rreth një gjysmë milionë banorë të prekur prej tërmetit në këtë vend.

  • Data 26.12.2004
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquX
  • Data 26.12.2004
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquX