Midis imazhit armiqësor dhe dialogut - si reagojnë evropianët dhe SHBA-të nga rreziku i jashtëm | Politika | DW | 30.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Midis imazhit armiqësor dhe dialogut - si reagojnë evropianët dhe SHBA-të nga rreziku i jashtëm

Krijimi i imazhit armiqësor nuk bëhet sa hapë e mbyll sytë, por për këtë duhen vite. Ai ushqehet me shekuj mes armiqësh. Ka raste kur ndodh të harrohet shpejt, por dhe të dalë përsëri në sipërfaqe nga koshi i historisë ku mund të jenë hedhur. Sot, përfytyrimit (imazhi) arimqësor për myslimanët, në Evropë po i delet në ballë me gatishmërinë për dialog me islamin.

Me dialog ti dilet përballë përfytyrimit armiqësor për tjetrin

Me dialog ti dilet përballë përfytyrimit armiqësor për tjetrin

Kur në Pragë bie këmbana e orës në murin e vjetër të Bashkisë së Qytetit, përpara del një figura e errët e cila simbolizon vdekjen. Njekohësisht këndon një gjel që shkund krahët e tij dhe një turk i vogël, i cili nxjerr kokën me kërcënim. Figurat një kohë ua kujtonin qytetarëve të Pragës se rreziku nga invazioni osman nuk kishte kaluar. Pas invadimit rus me 1968 qytetarët e Pragës me shpoti thonin se koka e turkut në orën e Bashkisë së qytetit duhej ndërruar me kokën e një rusi.

Ndërkohë, kjo brengë tashmë është tejkaluar. Çekët janë anëtarë të BE dhe të NATO-s. Megjithatë, imazhi armiqsor i myslimanëve nga lindja e largët që rrezikojnë sigurinë e perëndimit dhe Evropën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA është përsëri aktual.

Së fundi njerëzit në Pragë, Vjenë apo Berlin nuk mund ta kuptonin përse ata janë të kërcënaur deri sa nuk i kanë asnjë borgj askujt nga bota myslimane. Meqë është kështu, ata kërkojnë të bisedojnë me armiqët e imagjinuar. Asnjë shprehje tjetër nuk përdorët në Europë me një inflacion kaq të madh sa fraza "Dialog me Islamin". Për këtë dialog nga qeveri të ndryshme, fondacione dhe persona privatë po derdhet shumë para. Megjithatë, tek një dialog i njëmendët midis dy botrave, asaj perëndimore dhe asaj islame nuk do të vie. Analsitët e menqur kanë gjetur arsyet: ata thonë se ka aq pak perëndimorë dhe po aq pak islamistë që ta bënin këtë. Mbetet që dialogu të zhvillohet mes njerëzve të cilët ndjejnë se i takojnë të dy botrave. Kështu imazhet armiqësore ngadalë po shprishen.

Këtu në shprehje vije edhe prirja e evropianëve për vetëreflektim me tendencën për të relativizuar vlerat vetanake. Toleranca dhe çiltërsia ndaj të huajit është element i rëndësishëm i kulturës perëndimore. Jo më kot, elementi i sekularitetit është një gjetje e shoqërisë në kontinetin e vjetër. Shumica e evropianëve, pavarësisht nga spektri politik mbahen për liberalë. Ata respektojnë vlerat e të tjerëve dhe kërkojnë kompriomise. Kjo ka të bëjë diçka me historinë e evropianëve, e cila është një histori e motivuar nga shumë luftra religjioze. Kjo i ka mësaur njerëzit të kërkojnë të jenë të barabartë. Lëshimi rrugës tjetrit nuk është gjithmonë shenjë e dobësisë, por shpesh dhunti e menqurisë.

Në anën tjetër prirja e europianëve për të relativizuar vlerat e veta është një pengesë për dialog me ta, sepse kush rezonon dhe reflekton mbi vetvetën, ai e ka të vshtirë të pozicionohet qartë pastaj dhe kjo e vështirëson dialogun jo vetëm me botën islame por edhe me amerikanët.

Shtetet e Bashkura të Amerikës nuk kanë një histori çfarë e ka Europa. Prandaj, ata me vendosmëri të madhe dhe në mënyrë ofenzive i mbrojnë vlerat e veta dhe kulturën e tyre. Ishin prikërisht amerikanët që në shekullin e kaluar shpëtuan dy herë vlerat europiane si janë: dinjëteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës duke u inkuadruar në dy luftra. Kjo megjithatë, nuk i ndalon europianët në mesin e tyre edhe shumë gjermanë që amerikanët t´i akuzojnë për mentalitetin e tyre prej kauboji dhe sjellje ofenzive përballë popujve dhe kulturave tjera. Njekohësisht, shumë bartës të vendimeve politike në Evropën e vjetër edhe më tej ua kanë lakmi udhëheqësve politikë në Uashington për vendosmërinë në marrjen e vendimeve politike dhe kjo përkundër vetëreflektimit dhe liberalizmit që tregojnë.

  • Data 30.07.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquy
  • Data 30.07.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquy