1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mes propagandës dhe komercializmit - mediat në Evropën juglindore

Panagiotis Kouparanis7 Qershor 2007

Cila është gjendja aktuale e lirisë së shtypit në vendet e Evropës Juglindore? Këtë trajton studimi i organizatës së gazetarëve gjermanë "netzwerk recherche", i cili u prezantua këto ditë në Berlin.

https://p.dw.com/p/ArUb
Fotografi: dpa zb

Në studim bëhet fjalë për një veshtrim të diferencuar të situatës së mediave në vendet e Evropës juglindore, qendrore dhe asaj lindore. Gazetarëve perëndimorë i mungon një këndvështrim i tillë i diferencuar, shpesh ata operojnë me klishetë dhe me një përkufizim të caktuar të lirisë kur shkruajnë mbi vendet postkomuniste, vëren studimi.

Madje edhe kategorizimet në rangje se në ç'gjendje ndodhet liria e shtypit për këto vende të paraqitura nga organizata "Reporterë pa kufij" dhe "Fondacioni Bertelsmann" ndihmojnë pak në këtë drejtim, është i mendimit, Kristian Mihr nga rrjeti i raportimeve për Evropën lindore:

"Këtu dua ta vë theksin tek koncepti i lirisë dhe kategorizimeve në rangje, me qëllim që të nxisë një reflektimin mbi këtë temë, liria e medias është shumë më komplekse se sa kategorizimet. Nuk bëhet fjalë për të kritikuar një organizatë si "Reporterë pa kufij", por për theksuar se ky instrument i kategorizimit në rangje të lirisë së shtypit, sipas pikëpamjes sonë, i nivelon ndryshimet."

Studimi propozon që koncepti i lirisë të mos vendoset së tepërmi në qendër të diskutimit për gjendjen e mediave, por ai i pavarësimit. Kështu në Rusi për shembull, në opinionin publik liria hidhet në një kazan me kaosin dhe anarkinë. Një akuzë e zakonshme: Kur gazetarët flasin për lirinë e shtypit, kjo nuk është shprehje e interesimit të tyre për hulumtime të faktuara, por për ngritje hipotezash dhe kompromentim. Mbi këtë temë shprehet ish-korrespondentja e Novaja Gazeta në Çeçeni, Mainat Abdulajeva:

"Me fjalën liri, unë nuk kuptoj kaos dhe anarki, unë kam parasysh pavarësim, të drejtën për të raportuar për të vërtetën." Sipas studimit gjerman, tek çështja e pavarësisë dhe varësisë së medias në raportim dhe hulumtim, mund të matet fare mirë, situata e lirisë së shtypit. Këtu bëhet fjalë për marketing të tërthortë, për influencën e politikës dhe ekonomisë, ose që për tema të caktuara si korrupsioni nuk raportohet.

Pyetje të tilla konkrete e lehtësojnë diskutimin mbi rolin e vërtetë të mediave. Në këtë pikë kërkohet opinioni i gazetarëve, shprehet autorja e studimit, Simone Shlindvajn: "është detyrë e gazetarëve, të gjejnë vetë mekanizma vetrregullues, kode apo rregulla etikë, pra një konsensus bazë etik, çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet"

Në këtë pikë do të ndihmonte mjaft dialogu me gazetarët perëndimorë. Kjo do të duhej të ishte në interes të BE-së që ne vende si Rusia, Bjellorusia, Ukraina Gjeorgjia, Kroacia të ndërtohet shoqëri e fortë civile.

Por për gazetarë nga këto vende vlejnë rregulla të rrepta për viza. Kjo është kontraproduktive, deklaron ekspertja e Europës lindore dhe deputete e Bundestagut, Marieluise Beck: "Politika duhet të thyejë pengesat e vizave, me qëllim që të mundësohet një punë e tillë."