Merkel dhe Rajs të gatshme për rigjallërimin e Kuartetit për Lindjen e Mesme | Gjermania | DW | 18.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel dhe Rajs të gatshme për rigjallërimin e Kuartetit për Lindjen e Mesme

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs u takua sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel për ta informuar atë me rezultatet e vizitës së saj në Lindjen e Mesme.

Rajs dhe Merkel

Rajs dhe Merkel

Temë qendrore në takim ishte rigjallërrimi i kuartetit të Lindjes së Mesme. Si datë të mundshme për një takim në Uashington Rajs përmendi 2 shkurtin. Merkel nga ana e saj përsëriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të kontribuojë në kuadër të Kuartetit për Lindjen e Mesme për gjetjen e një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez. Në takim u diskutua për hapat që duhet të ndërrmiren më tej për afrimin e mëtejshëm të qeverisë izraelite të drejtuar nga Ehud Olmert dhe presidentit të palestinezëve Mahmud Abaz.

"Ekziston përshtypja se në konfliktin izraelito-palestinez gjërat kanë lëvizuar përpara. Ne kemi interesa të përbashkëta që ky konflikt të ketë një zgjidhje. Dhe Bashkimi Evropian dëshiron të jap kontributin e tij në kuadër të Kuartetit për Lindjen e Mesme", tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Të dy politikanet, Merkel dhe Rajs shprehën bindjen e tyre se një zgjidhje e konfliktit izraelito-palestinez do të kishte ndikime pozitive për të gjithë rajonin. Thirrja e Kuartetit të Lindjes së Mesme për fillim të shkurtit ka qenë temë e diskutimit edhe gjatë takimit që Rajs zhvilloi mbrëmë me shefin e diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer. Ndërsa Merkel e cila këtë fundjavë pritet të takohet edhe presidentin rus Vladimir Putin do të provojë që të sigurojë edhe mbështetjen e Moskës zyrtare për një inciativë të tillë. Përkrah Bashkimit Evropian në Kuartetin e Lindjes së Mesme bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kombet e Bashkuara.

Rajs nga ana e saj shprehu bindjen se edhe vendet e tjera aktualisht janë të gatshme të kontribuojnë për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Ato kanë sinajlizuar se do të kontribuojnë për krijimin e një shteti palestinez.

Por sipas saj: "Do të zgjasë disa javë, deri sa të mundësohet takimi mes Olmertit dhe Abazit. Pra nuk do të ishte keq sikur Kuarteti i Lindjes së Mesme të takohet më parë. Ka shumë ide se si mund të rigjalërrohet procesi i paqes. Por ne nuk dëshirojmë një koncert me propozime të ndryshme, por një përpjekje të përbashkët dhe të koordinuar të bashkësisë ndërkombëtare - dhe pikërisht këtu mund të kontribojë Kuarteti i Lindjes së Mesme", tha Rajs.

Edhe shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana dhe ministri i jashtëm egjiptian Ahmed Abul Geit kërkuan nga Izraeli, udhëheqja palestineze dhe Kuarteti për Lindjen e Mesme që të përpiqen për arritjen e një marrëveshje gjatë këtij viti. Të dy politikanët theksuan pas një takimi në Kairo se në procesin paqësor duhet të arrihen përparime deri në fund të këtij viti për shkak se vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë zgjedhje presidenciale. Solana përveç Egjiptit në kuadër të një vizite që po zhvillon në Lindjen e Mesme do të ketë bisedime politike edhe në Izrael, rajonet palestineze dhe Jordani.

  • Data 18.01.2007
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxy
  • Data 18.01.2007
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxy