1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me energji të reja kundër disa fronteve - Presidenti i Hungarisë Madl ngarkon Ferenc Gyurcsany me krijimin e qeverisë

Tamas Shabo28 Shtator 2004

Presidenti i Hungarisë Ferenc Madl ngarkoi ditën e hënë Ferenc Gyurscany me krijimin e qeverisë. Politikani 43 vjeçar i Partisë Socialiste Hungareze është pasardhës i Peter Megjeshi që dha dorëheqjen në fund të gushtit. Ndonëse parlamenti duhet t´i japë votëbesimin Gyurscany-së ky është thjesht një akt formal.

https://p.dw.com/p/ArGM
Ndërtesa e parlamentit hungarez në Budapest
Ndërtesa e parlamentit hungarez në BudapestFotografi: AP

Ferenc Gyrcsany sjell një frymë të re në politikën hungareze. I vetëdijshëm, dinamik dhe i vendosur këto janë tiparet e kryeministrit të ri, i cili zien prej ideve dhe dëshirës për t´i vënë ato në jetë. Ky është një kontrast i fortë kundrejt parardhësit të tij pothuajse pangjyrë Peter Medgjeshi.

Ferenc Gyurcsany do ta ketë megjithatë të vështirë, sepse atij i duhet të luftojë në disa fronte për të konsoliduar pozicionin e vet dhe për të vënë në jetë idetë e veta. Fillimisht ai duhet t´i bëjë ballë partisë së tij, kryesimin e së cilës ai e refuzoi si kryeministër por u detyrua ta pranojë nën presionin e bazës. Kjo ishte një fitore kundër gardës së vjetër që i ka rrënjët politike në epokën e komunizmit. Me këtë duket se është hapur rruga për avancimin e shpejtë të procesit të ndryshimit të brezave në parti, gjë që është mëse e domosdoshme, pavarësisht nga rezistenca që pritet ushtrohet, kryesisht kundër kryeministrit. Gyurcsany duhet të jetë i përgatitur edhe për sulmet e opozitës, e cila nuk ngurroi të vërë në pah se partisë socialiste iu desh të gjejë një politikan të aftë për të drejtuar afatgjatë fatin e vendit.

Ferenc Gyurcsany ofron mjaft hapësirë për t´u sulmuar. Përpara kthesës ai bëri karrierë në partinë e shtetit duke arritur madje të jetë edhe shef i shoqatës së komunistëve të rinj. Kthesa në vitin 1989/1990 e skualifikoi atë si politikan dhe ekonomisti i diplomuar u fut me shumë sukses në botën e financave. Duke përfituar nga përshjellimet e procesit të privatizimit ai vuri pasuri me firmën e tij. Aktualisht ai zë vendin e 60 në listën e 100 njerëzve më të pasur të Hungarisë.

Një tjetër njollë për të mund të jetë, se ai konsideorhet si një njeri që më shumë i përcan se sa i bashkon njerëzit, e kjo në një vend ku ëhstë krijuar një hendek i thellë mes së djathtës dhe së majtës. Sipas të gjitha gjasave Gyurcsany e ka kuptuar këtë problem, sepse ai deklaroi, se do të ndjekë kursin e politikës së butë dhe "strategjinë e qendrës" për të arritur të gjitha shtresat e zgjedhësve.

Edhe në ekonomi Gyurcsany, për të cilin janë të njohura modelet e lëvizjes britanike të labouristëve të rinj, do të vendosë thekse me qetësi, arësye dhe stabilitet. Ai do të përshpejtojë procesin e zhvillimit për t´u ofruar një mjedis tërheqës investitorëve dhe për të vendosur drejtësi sociale për të gjithë. Si test lakmusi për qëllimet e tij ambicioze do të shërbejë pyetja, nëse është ai në gjendje të harmonizojë disiplinën fiskale dhe konsolidimin e buxhetit me nevojën për rendimente shtetërore.

S´ka dyshim që kryeministri nuk është për t´u pasur zili, por gjatë karrierës së tij ai shpesh herë ka dëshmuar se është në gjendje t´i zgjidhë problemet dhe se ka aftësinë për t´i arritur qëllimet, gjë që e kualifikon atë si kryeministër. Punën e tij megjithatë do ta gjykojë elektorati pas dy vjetësh në zgjedhjet parlamentare.