1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masë e duhur, kohë e papërshtatshme! Presidenti amerikan synon të dërgojë trupa civile për stabilizimin e Irakut

Martin Vagner20 Maj 2005

Me fjalët "Misioni përfundoi", presidenti amerikan Xhorxh Bush, deklaroi para gati dy vjetësh, fundin e luftës në Irak. Por prej kësaj kohe janë vrarë me qindra njerëz në Irak- amerikanë, irakianë, apo të huaj të tjerë. Në Irak nuk po vendoset qetësia, as pas fundit të luftës, as pas zgjedhjeve të para demokratike. Qeveria amerikane duhet të konfrontohet me akuzën, se ajo nuk kishte një strategji të qartë për kohën e pas luftës në Irak. Por tani presidenti amerikan, Xhorxh Bush po ndërrmerr një hap të ri: Dërgimin e trupave civile për të mëkëmbur demokracinë e re në vend

https://p.dw.com/p/ArPD
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush
Presidenti amerikan, Xhorxh BushFotografi: AP


Zgjedhjet kanë kohë që kanë përfunduar dhe pohimi i së vërtetës së hidhur ishte paketuar mirë. Para institutit ndërkombëtar të republikanëve, pra para miqve të partisë së tij, presidenti amerikan ka pohuar, që ka probleme në rindërtimin e Irakut. Probleme që nuk mund të zgjidhen me mjete ushtarake, kështu shprehet presidenti Bush. Për këtë arsye ai dërgon trupa civile në Irak. Për këtë qeveria amerikane do të vërë në dispozicion 24 milionë dollarë.
Një shtojcë tjetër: 100 milionë dollarë, për trupën speciale të krizës, e cila do të mund të intervenojw në të gjitë botën.

Po të bëhesh cinik, tani mund të thuash: Me këto thërrime do të mëkëmbënin civilët amerikanë, atë që shkatërroi ushtria?
Por të flasim seriozisht: sado e drejtë dhe e arsyeshme të jetë, që të krijohen trupat civile për Irakun, aq mizerabël është ky pohim, parë politikisht. Ky tregon qartë se çfarë loje të pistë, ka luajtur qeveria e Bushit, në fushatën zgjedhore.

Në fjalimin e presidentit Bush, në mes të publikut ishte ulur një person, të cilin presidenti amerikan më parë e kishte cilësuar si mik të mirë. Paul Bremer, deri para afro një viti, shef i adminstratës amerikane në Irak. Pastaj kjo organizatë u shkri me gjasë dhënien e pushtetit civil vetë irakianëve.

Kjo u bë pikërisht në kohën e duhur, në kohën e zgjedhjeve në SHBA kur demokratët përpiqeshin me këmbëngulje të atakonin politikën e Irakut të Bushit. Nga ana tjetër me akuzën serioze, se nuk ka patur strategji të mirëmenduar për kohën e pas luftës. Por përgjigja e qeverisë atëherë ishte refreni, se çdo gjë është në rrugën e duhur, situata në Irak është nën kontroll dhe se irakianët pas dhjetëvjeçarësh në diktaturë, tanimë janë përgjegjës për veten.

Gjashtë muaj zgjedhjeve, ushtria është skeptike, dhe presidenti mendon të dërgojë civilë për rindërtimin e Irakut. Vetë amerikanët duhet të mësohen me mendimin, se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë gjatë në Irak. Dihet që jo të gjitha problemet janë të parashikueshme dhe nuk mund të parashihen të gjitha zhvillimet politike dhe ushtarake.

Por: Para luftës në Irak pati mjaft ekspertë si në SHBA ashtu edhe në vetë qeverinë e Bushit, që e paralajmëronin atë. Por në fund dolën fitimtarë ata që flisnin për lulet që morën ushtarët amerikanë nga irakianët. Ata që pohonin, se Iraku mund t'a vetëfinanconte rindërtimin e vendit. Se mjaftonte një trupë relativisht e vogël, e cila si rrufe do të çlironte Irakun dhe do të largohej po aq shpejt. Kush nuk përkrahte këtë qëndrim ishte një i vetmuar në qeverinë amerikane.
Sigurisht nuk mund të akuzojmë qeverinë amerikane, pse ajo po arrin më në fund tek përfundimet e duhura. Por ajo mund akuzohet për atë, se këto rrjedhoja ishin nxjerrë qysh më parë, por ato nuk ju pohuan popullit amerikan para zgjedhjeve, për arsye taktike partiake. Faturën qytetarët amerikanë e marrin vetëm tani në dorë, tani kur ata nuk kanë rruge tjetër, veçse të paguajnë atë.