Marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani & dhjetëvjetori i Dejtonit | Studimi në Gjermani | DW | 19.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani & dhjetëvjetori i Dejtonit

Dejton 1995

Dejton 1995

Në qendër të artikujve të sotëm të shtypit gjerman është marrëveshja për koalicionin qeverisës mes unionit CDU_CSU dhe SPD-së. Në vëmendje të shtypit janë edhe trysnia në rritje ndaj presidentit amerikan Xhorxh Bush për tërheqjen nga Iraku si dhe dhjetëvjetori i marrëveshjes së Dejtonit.


Në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" mbi marrëveshjen për koalicionin qeveritar lexojmë: "Ceremonia modeste në korridoret e një ndërtesë anësore të parlamentit i përshtatej nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit mes CDU-së, SPD-së dhe CSU-së. Asnjë shenjë mburrjeje dhe zbukurime si p.sh .dosje kuq e zi: socialdemokratët kanë nxjerrë mësime nga vetëmburrja kuq e gjelbër e viteve 1998 dhe 2002 dhe unionistët nuk janë aspak në humor për festime të tepruara. Pikërisht ajo e konsideruara shpesh forcë konservatore do të jetë vërtet kancelarja e parë e Gjermanisë por për të gjithë politikanët e CDU-së dhe CSU-së është e qartë se mbajnë rrezikun më të madh në koalicion jo vetëm sepse shefi i kabinetit del nga rradhët e tyre por pasi ndarja e ministrive do të shkonte në favor të SPD-së vetëm nëse qeveria ka sukses."

Mbi të njëjtën temë në gazetën "Süddeutsche Zeitung lexojmë:"Unioni dhe SPD kanë formuluar javët e fundit një tekst të përbashkët por që në fillim po duket se interpretimet e tyre për paragrafët kryesorë janë shumë të ndryshme dhe ka diferenca në mendime. Merkel dhe Myntefering kanë tani përgjegjësinë për t'i sheshuar këto dallime përpara se koalicionit t'i shkaktohen dëme të përhershme. Ata duhet të bëjnë kujdes që të paktën klima në tryezën e kabinetit të jetë po aq profesionale sa ishte në përfundim të negociatava."

Ndërsa për "General Anzeiger" që del në Bon koalicioni qeveritar mes unionistëve dhe socialdemokratëve rrezikon identitetin politik të partive respektive. Citojmë:"Atmosfera e përzemërt në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit nga Unioni dhe SPD është në kontrast të fortë me klimën e akullt të krijuar nga polemika mbi buxhetin dhe reformën në shëndetësi, dhe kjo përpara se pozicionet politike të ngrohen. Eshtë e parashikueshme që konfliktet në fusha të tjera me probleme të pazgjidhura si p.sh. axhenda për daljen nga energjia bërthamore të zgjerohen më tej. Edhe në çështjet e politikës së jashtme ka debate të forta. Pas polemikës fshihet shqetësimi i të dyja partive se koalicioni që fillon të martën mund të çojë në humbje të identitetit politik të partive respektive. Në mars të vitit të ardhshëm do të zgjidhen tre parlamente landesh por koalicioni kuq e zi nuk duhet të shpërqëndrohet prej tyre."

Ndërrojmë temë. Lidhur me përvjetorin e dhjetë të nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit "Stuttgarter Zeitung" shkruan:" Të gjithë pjesëmarrësit e atëhershëm e dijnë se marrëveshja e Dejtonit e ka bërë detyrën e saj. Por reforma e nevojshme e marrëveshjes nuk ka ecur thuasje fare vitet e shkuara. Veçanërisht parimi kryesor për t'i mundësuar të gjithë popujve një pjesëmarrje të barabartë në pushtet nuk është më aktual. Në vitin 1995 perëndimi ushtroi trysni të madhe për të ndaluar një luftë në kulmin e saj duke i detyruar palët e armiqësuara të uleshin në tryezën e bisedimeve dhe të arrinin një marrëveshje. Por sot problemi kryesor i Bosnjes ashtu si i të gjithë rajonit nuk është gjendja e sigurisë por situata ekonomike. Kjo kërkon struktura krejtësisht të reja dhe çelësi për këtë është Bashkimi Europian."

Mbi konfliktin në Irak në gazetën "Volksstimme" që del në Magdeburg lexojmë: "Ajri po bëhet gjithnjë e më i rrallë për presidentin amerikan Bush. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzisht kundërshtojnë angazhimin në Irak. Protesta e demokratëve është shtuar gjë që përbën rrezik për Bushin pasi në 2006 mbahen zgjedhjet për Kongresin. Por tërheqja nga Iraku mbetet problematike. Qeveria irakiane aktualisht nuk do të ishte në gjendje të siguronte qetësinë vend. Kërcënimi i një diktature shiite është real e ajo madje mund të krijonte aleancë me mullahët në Teheran. Por një tërheqje e parakohshme do të ishte para së gjithash një fitore e madhe për Al Kaidën. Liderin e saj Al Sarkaui do t'a kthente në hero dhe do t'i jepte krahë për të kryer krime akoma më të mëdha. Bush kërcënohet nga një dilemë. Ai duhet të paraqesë koncepte që japin të paktën shpresë për një tërheqje të shpejtë. Ndryshe do të përballej me probleme krejt të tjera."

  • Data 19.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsn
  • Data 19.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsn