Mënyra e sjelljes është vendimtare | Gjermania | DW | 02.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mënyra e sjelljes është vendimtare

Etiketa ka konjunktur. Edhe gjermanët kanë filluar të preokupohen për sjelljen e tyre. Sipas mendimit të ekspertëve Gjermania zë vendin e fundit në rang ndërkombëtar për mënyrën e sjelljes. Ndërkohë në cdo qytet gjerman ofrohen kurse për mënyrën e sjelljes. Madje shumë prindër i dërgojnë fëmijët e tyre gjatë pushimeve verore në kurse të tilla.

Së pari observohet mënyra e dhënies së dorës. Dora nuk duhet shtrënguar shumë fort por as shumë butë. Në asnjë mënyrë nuk zgjatet dora e lagur me djersë. Dhe sigurisht që personi duhet parë në sy ndërkohë që i shtrëngohet dora. Meike Slaby-Sandte e fillon kursin e saj me të rinjtë mes moshës 12 dhe 17 vjecare për sjelljen e duhur me një prezantim reciprok. Dihet se përshtypja e parë është vendimtare.

Njeriu krijon një mendim mbi dikë, që përpara se të këmbehen fjalët e para. Një paraqitje e vetësigurtë është ligj i artë për ata persona që duan të duken si njerëz të këndshëm. Dhe sigurisht që një gentleman i vërtetë duhet të dijë se si lidhet sic duhet një kravatë.

Dhe tani pasi 14 pjesëtarët e kursit janë prezantuar me njëri tjetrin siç duhet, 6 vajzat dhe 8 djemtë shkojnë në bar, ku djemtë pinë një birrë. Dhe që këtu fillojnë pyetjet.

"Pas një kokteji mbetet gjithmonë një copë akulli. Disa njerëz e marrin dhe e lëpijnë atë. A bëhet dicka e tillë?" - pyet njëri nga djemtë.

"Jo, sepse bën zhurmë dhe nuk duket bukur. Dhe ju lutem mos pini si këtu, pra me një frymë, duke bërë zhurmë. Mos e pini deri në fund" - përgjigjet mësuesja Slabe-Sandte.

Më pas të rinjtë shkojnë në sallën e ngrënies, ku siç dihet ndodhin gabimet më të mëdha.

Gjatë drekës, Meike Slaby-Sandte u mëson vajzave dhe djemve të rinj se si ti përdorin lugën dhe pirunin. Kështu për shembull patatja nuk duhet shtypur në asnjë mënyrë me pirun dhe telefonata gjatë drekës janë tabu.

Në fund të seminarit të rinjtë janë të ngopur dhe të kënaqur që kanë mësuar dicka të dobishme.

"Janë shumë gjëra praktike. Unë e vë re edhe vetë se kur takoj tani njerëz të rinj i shoh dhe përshëndes ndryshe, për shembull kur i jap dorën" - shprehet njëri nga djemtë.

  • Data 02.08.2004
  • Autor Nadja Baeva
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar65
  • Data 02.08.2004
  • Autor Nadja Baeva
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar65