Lufta kundër rasizmit - detyrë e secilit | Gjermania | DW | 12.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lufta kundër rasizmit - detyrë e secilit

Aktet e dhunës me motive rasiste, janë edhe më tej një realitet gjerman, edhepse kohët e fundit në mbarë vendin janë shënuar shumë pak incidente me këtë sfond.

Nuk kursehen as shqiptarët...

Nuk kursehen as shqiptarët...

Pikërisht në fillimin e javës së aksioneve kundër dhunës së djathtë, në kinematë gjermane jepet një reklamë mbi perspektivat për ndryshime. Shikuesit shohin një sulm rasist, dhe një baba me të birin e tij. Në pyetjen e të birit se cfarë po ndodhë babai përgjigjet: "Eja, kjo s'ka të bëjë fare me ne". Duhet të ndërhyni dhe jo të largoheni: kjo është porosia e reklamës, e cila bënë shumë të qartë se jo vetëm shteti por secili përson ka për detyrë të angazhohet kundër antisemitizmit dhe armiqësisë ndaj të huajve.
Ndër iniciatorët kryesorë të javës së aksionit është edhe kryetari i parlamentit gjerman, Volfgang Tirze. Për vjet të tëra ky socialdemokrat lufton kundër rasizmit dhe ekstremizmit të djathtë, shkon nëpër shkolla, qendra të ndryshme qytetarësh dhe koncerte bamirëse, ku flet me nxënës, mësues dhe politikan komunal. Motoja e tij është: Nuk duhet të mësohemi me armiqësinë ndaj të huajve, që pa dyshim është një porosi shumë e rëndësishme.
Mirëpo, pas sulmeve në Madrid shumë do të pyesin se a është ky apel në kohën e duhur? A janë paralajmërimet për dhunën e ekstremizmit të djathtë më shumë modë politike? A thua nuk është lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar shumë më e rëndësishme se rreziku nga ekstremizmi i djathtë?
Përgjigja është shumë e qartë: shteti duhet t'i bëjë të dyja, si luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ashtu edhe kundër ekstremizimit të djathtë. Vetë fakti që sulmet terroriste islamike vijnë në rendin e parë të lajmeve dhe e hedhin në sfond rrezikun nga ekstremizmi, jep edhe më shumë shkas për domosdoshmërinë e aksioneve si kjo e javës kundër kësaj dukurie, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ngirhet vetëdija për nevojën e crrënjosjes së saj.
Hulumtimet më të reja shkencore tregojnë se të huajt konsiderohen si një ngarkesë. Ky nuk është një fenomen i posacëm vetëm për Gjermaninë, por kjo nuk do të thotë se duhet të brengosemi më pak.
Cfarë duhet bërë? Shteti është i sfiduar dhe ai duhet të gjejë përgjigje dhe të angazhohet edhe më shumë me manifestime të ndryshme në mbarë vendin, me rikujtimin në kohën e nazizmit socialist dhe me manifestime multikulturore. Tre vjetët e fundit janë organizuar më shumë se 3.000 aktivitete të ndryshme.
Mirëpo angazhimi kundër armiqësisë ndaj të huajve nuk është vetëm cështje e shtetit, policisë apo organeve të jurispodencës. Jo, është kjo sfidë për secilin qytetarë. Duhet treguar ndjenjat ndaj dukurive të këtilla dhe hapur duhet shprehur ngushëllimet me viktimat e sulmeve, sepse nuk mjaftojnë vetëm titujt në gazeta. Imperativi moral është: jo vetëm të shikosh por të përzihesh.

Verica Spasovska

  • Data 12.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7D
  • Data 12.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7D