1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Lufta e kulturave" nuk po zhvillohet

Peter Filip27 Dhjetor 2006

"Lufta e kulturave" është një koncept i keqkuptuar. Para së gjithash, sepse kjo luftë nuk ndodh, të paktën jo atje, ku këto kultura jetojnë pranë njëra-tjetrës.

https://p.dw.com/p/Aqnc
Myslimanë në një xhami në Berlin
Myslimanë në një xhami në BerlinFotografi: AP

Sikur të ishte puna kaq e thjeshtë: pas 11 shtatorit, për teoricienët e "luftës së kulturave" në të dyja anët është e qartë, se kjo luftë po zhvillohet me të gjithë vrullin e saj dhe se duhet të jemi të përgatitur për më të keqen. Kjo në një kohë kur qeveria amerikane bëri disa hapa më tej se qeveritë e e tjera, veçanërisht qeveria gjermane: 11shtatori ishte një sulm ndaj SHBA dhe ato u përgjigjën me "luftën e tyre kundër terrorizmit"- pa vënë kufij të qartë se ku merr fund lufta kundër dorasve të armatosur dhe ku nis dyshimi dhe përndjekja e myslimanëve në përgjithësi.

Europa, edhe Gjermania, u bashkuan me kursin amerikan: jo vetëm për shkak të besnikërisë transatlantike, por edhe e tmerruar nga bombat e Madridit dhe të Londrës, që më parë prej "agjentëve në gjumë" të Hamburgut dhe pastaj prej bombave në valixhe që nuk arritën të shpërthejnë në stacionet gjermane të trenave. Por ndryshe nga SHBA, në Evropë kjo shkaktoi në radhë të parë diskutimin, se "ç'qëndrim mbajmë ne ndaj fesë islame": nëse minoritetet myslimane integrohen në Evropë ose nëse duan të integrohen dhe nëse feja islame dhe demokracia mund të kombinohen me njëra-tjetrën. Një diskutim që solli disa qëndrime ekstremiste: që nga kërkesa e fortë për asimilim pa kushte deri në një qëndrim të tepruar tolerant për shkak të "korrektësisë politike".

Problemi në këtë mënyrë nuk u trajtua si duhet. As në grindjen për karikaturat, por edhe as edhe në diskutimin për fjalimin e Papës në Regensburg. Gabimi qëndronte jo vetëm në anën evropiane, jo myslimane, por edhe në anën myslimane. Këtu, por edhe jashtë Evropës: pak është zhvilluar këtu deri tani një raport i qartë dhe i arsyeshëm - në kuptimin "ku të mbizotërojë arsyeja" midis Perëndimit dhe sistemit të tij shoqëror. Shumë shpejt kuptohen disfavoret e vërteta ose të ndiera si të tilla si diskriminim i qëllimshëm - gjë që nga ana e saj ushqen tokën për demagogjinë e "luftës së kulturave".

Megjithë argumentat kundërthënës: kjo "luftë e kulturave" nuk zhvillohet, ajo nuk po ndodh. Të paktën jo atje, ku këto kultura jetojnë së bashku. Si për shembull në Evropë. Natyrisht që në të dyja anët do të ketë gjithmonë të çmendur, të cilët përpiqen ta turbullojnë këtë të jetuar bashkë apo të jetuar pranë njëri-tjetrit, por pjesa më e madhe e njerëzve ka mendim krejt tjetër: minoriteti në rritje mysliman nuk synon ta "islamizojë" Evropën dhe shumica jomyslimane shumicën e herëve është boll e arsyeshme, për të mos kërkuar nga minoriteti punë që ajo duhet t'i bëjë vetë. Në këtë drejtim, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, të tregojnë respekt ndaj njëra-tjetrës dhe të ushtrohen në tolerancë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë sukses një bashkëjetesë paqësore. Në pjesën më të madhe, kjo punë ka sukses në Evropë. Edhe në Gjermani. Gjë që me siguri nuk e çliron njeriun nga detyrimi, për ta trajtuar gjithnjë me përgjegjësi këtë temë dhe për t'u treguar vendin atyre, që shkelin në dërrasë të kalbur- qoftë nga të mosmenduarit gjatë ose me qëllim.