Luftë kundër burimeve financiare të terrorizmit - Parlamenti Evropian miraton Marrëveshjen SWIFT me SHBA-në | Evropa | DW | 09.07.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luftë kundër burimeve financiare të terrorizmit - Parlamenti Evropian miraton Marrëveshjen SWIFT me SHBA-në

Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi marrëveshjen e diskutueshme për të dhënat bankare. Deutetët votuan dje pro marrëveshjes ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

default

Logoja e Qendrës për Transaksione Finaciare Ndërkombëtare në Frankfurt

Marrëveshja SWIFT mbi shkëmbimin e të dhënave me SHBA-në ka një histori të gjatë dhe të mbushur me konflikt. Në shkurt Parlamenti Evropian refuzoi një marrëveshje interim, sepse sipas tij mungonin rregullat për mbrojtjen e të dhënave. Me versionin e ri raportuesi Alexander Alvaro i liberalëve është tani i kënaqur:

SWIFT nuk prek transferime të dhënash ndërkombëtare

"Para së gjithash atyre që kanë shqetësime se të dhënat e tyre personale bankare, pagesat e qirasë, transferta të tjera do të kalohen në SHBA dua t'jua heq këto shqetësime. Në mënyrë të qartë nuk përfshihen transferime të dhënash ndërkombëtare. Edhe transfertat bankare brenda-evropiane në pjesën më të madhe nuk kryhen nëpërmjet SWIFT-it, por janë të ashtuquajtura të dhëna SEPA, të cilat qartazi përjashtohen nga kjo marrëveshje. Pra, ajo që mbetet janë të dhëna nga Bashkimi Evropian drejt shteteve të treta."

Cecilia Malmstrom

Cecilia Malmström, Komisionerja për çështjet e brendshme në BE

E kënaqur është edhe Komisionerja për çështjet e brendshme Cecilia Malmström. Ajo thotë se në shembullin e marrëveshjes SWIFT kishte dalluar se me çfarë vetëbesimi e ushtron ndikimin e vet Parlamenti Evropian që prej miratimit të Marrëveshjes së Lisbonës. Për të bashkëveprimi i institucioneve të Bashkimit Evropian është një sinjal pozitiv: "Kjo na lejoi që në kohë rekord të negociojmë një marrëveshje që garanton një nivel të lartë mbrojtje të dhënash, në një kohë që mban në këmbë një mbrojtje kundër terrorit, e cila mbron jetë në Evropë, SHBA dhe përtej."

Evropianët kanë të drejtë të kërkojnë informacion për përdorimin e të dhënave të tyre

Pjesë e përmirësimeve kundrejt marrëveshjes interim është që tani qytetarët evropianë mund të kërkojnë informacion panë një zyre kombëtare për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre.

Symbolbild Datenschutz Flash-Galerie

Pamje simbolike e mbrojtjes së të dhënave

Përveç kësaj zyra policore evropiane, Europol, do të verifikojë nëse dyshimi për terrorizëm është i bazuar.

Shumica në Parlamentin Evropian tregohet pragmatike. Ajo do të kishte dashur të arrinte kufizime edhe më të mëdha, por beson se më shumë nuk ishte e mundur. Kësisoj marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 1 gusht. Ajo do të vlejë fllimisht pesë vjet. Deri atëherë BE-ja do të ngrejë një sistem kontrolli të vetin. Pas kësaj një marrëveshje shtesë me SHBA-në do të ishte e panevojshme.

Autor: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 09.07.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OEYK
  • Data 09.07.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OEYK