Lothar Matthäus shkon në Bullgari
22 Shtator 2010Reklamë
Lojtari gjerman 49 vjeçar Lothar Matthäus, do të marrë një kontratë njëvjeçare dhe do të drejtojë ekipin bullgar në pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2012.
Kjo u bë e ditur nga shoqata bullgare e futbollit në Sofje. Bullgaria është stacioni i shtatë i Matthäusit si trainer në dhjetë vjet.
Kështu Matthäus vazhdon karrierën e tij në skenën e futbollit pas një pushimi 17 mujor. Karriera e tij impresionuese, por me sukses të kufizuar do e ketë stacionin e ardhshëm në Sofje. Kontrata e Matthäus është për një vit me obsionin për tu shtuar edhe dy vjet të tjera.
Me ekipin e ri ai do të shfaqet më 8 tetor në ndeshjen me Wales.
Autor: Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi: Eliana Xhani