1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen dy gazetarët perendimore të rrëmbyer në Rripin e Gazës

Gerwald Herter27 Gusht 2006

Pas afro dy javësh pengmarrjeje të dielën dy gazetarët perëndimore u liruan nga rrëmbyesit. Ata ishin rrëmbyen me 14 gusht nga persona të armatosur në qënder të Rripit të Gazës

https://p.dw.com/p/ArKY
Protesta kundër luftës në Liban
Protesta kundër luftës në LibanFotografi: AP
Ushtria izarelite vrau natën duke u gdhirë dita e sotme në operacionin në Rripin e Gazës një palestinez radikal dhe plagosi shumë persona, ndër ta edhe përfaqësues të shtypit. Dy gazetare të televizionit amerikan Fox News janë liruar nga rrëmbyesit. Këtë e bëri të ditur tani stacioni televiziv. Informacioni u konfirmua nga përfaqësuesit e autoriteteve autonome palestineze. Reporteri amerikan Steve Centanni dhe kameramani i tij neozelandez Olaf Wiig u rrëmbyen në Rripin e Gazës para dy javësh. Grupi deri atëherë i panjohur "Brigadat e xhihadit të shenjtë" e morën përsipër krimin. Ata kërkonin fillimisht, që të lironin të gjithë të burgosurit muslimanë të burgosur në SHBA. Të afërm të të dy të rrëmbyerve shkuan ditët e fundit në Rripin e Gazës, për të kërkuar atje lirimin e dy burrave. Se çfarë i ka shtyrë në fund kidnapuesit të heqin dorë nga kërkesat e tyre nuk dihet akoma. Pavarësisht nga kjo nga sulmet ajrore izraelite ndaj caqeve në Rripin e Gazës natën e fundit është vrarë një aktivist i Hamasit. Përveç kësaj u plagosën katër vetë, ndër ta dy gazetarë. Sipas njoftimeve të mjekëve dhe dëshmitarëve palestinezë njëri nga të plagosurit duhet të punojnë për mediat lokale dhe një stacion televiziv në Dubai. Edhe një kameraman i agjensisë së lajmeve Reuters u plagos. Automjeti i blinduar i të dy gazetareve u qëllua nga pjesë rakete gjatë një sulmi ajror. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha, se incidenti është i papranueshem. Ai kërkoi një shqyrtim të hollësishëm për të penguar incidentet e ngjashme në të ardhmen. Natën ushtria izraelite hyri me disa tanke dhe automjete të blinduara në pjesën lindore të qytetit të Gazës. Operacioni ushtarak u mbështet nga helikopterë dhe avione vrojtimi pa pilotë. Sipas ushtrisë ushtarët kerkuan mjete shperthyese, të cilat ekstremistët palestinezë i kishin deponuar përgjatë kufirit. Aktivisti i Hamasit u vra nga një sulm i dytë ajror. Javët e fundit kanë humbur jetën më shumë se 180 palestinezë në territoret e pushtuara gjatë aksioneve të ushtrisë izraelite. Pas rrëmbimit të një ushtari nga palestinezet në qeshror Izrali pat nisur ofensivën. Me sulmet ushtria do të pengojë edhe hedhjen e raketave të territorin izraelit.