1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lëvizje e befasishme

Jörg Seisselberg8 Maj 2006

Prodi emëron një kandidat të ri për zgjedhjen e presidentit në Itali, pas ecejakeve që po zgjasin prej ditësh

https://p.dw.com/p/Aqq6
Xhorxhio Napolitano, kandidati i kompromisit
Xhorxhio Napolitano, kandidati i kompromisitFotografi: AP

Mundësia e një kthese në grindjen për presidentin e ri në Itali ndodhi papritur në mesnatë. Pas luftës dërrmuese të nervave me kryeministrin që po largohet Silvio Berluskoni, fituesi i zgjedhjeve parlamentare, Romano Prodi prezantoi edhe një kandidat kompromisi. Senatori demokrat i majtë, Xhorxhio Napolitano duhet të maarrë përsipër drejtimin e postit më të lartë shtetëror, dhe jo Masimo D´Alema ish-komunisti, shoku i partisë së Prodit dhe ish-kryeministër.

Napolitano është njëri prej modernizuesve të parë të partisë komuniste italiane, që në fillim të viteve 90-të drejtoi shndërrimin e organizatës në një parti socialdemokrate. eksa në vitin 1992 Napolitano u zgjodh president i dhomës së deputetëve, ai mori edhe votat e kristiandemokratëve.

Me kandidaturën e Napolitanos aleanca e qendrës së majtë të Prodit shpreson që të arrihet në një marrëveshje në minutën e fundit me Berluskonin. Ky i fundit gjatë ditëve të fundit është përpjekur me një fushatë agresive që ta pengojë D´Alemën për të marrë postin e presidentit. Argumenti kryesor i Berluskonit ka qenë: përderisa zgjedhjet parlamentare përpara katër javësh u mbyllën me rezultatin e ngushtë të diskutueshëm, e majta nuk ka të drejtë të pretendojë drejtimin e të gjitha posteve shtetërore.

Në fundjavë Berluskoni kërcënoi, se do të bëjë thirrje për bojkot mbi taksat në rast, se njëi majtë si D´Alema bëhet president: "Ka një normë të demokracisë që është: asnjë tatim pa përfaqësim. Përfaqësimi realizohet nëpër institucione. Zotërinjtë e së majtës nuk duhet të besojnë, se ne mund të pranojmë, që ata të zotërojnë të gjitha institucionet dhe pala jonë politike, që përfaqëson pjesën më dinamike dhe produktive të vendit të mbetet jashtë loje."

Ende është e hapur nëse Berluskoni do të qëndrojë tek "Jo-ja" e vet edhe për kandidaturën e të moderuarit Napolitano. Demokristianët dhe ish-neofashistët në aleancën e Berluskonit duan që sot gjatë ditës të prononcohen mbi zgjedhjen e Napolitanos. Ndërsa përfaqësuesit e populistëve të djathtë të Lega Nord-it kanë deklaruar pas një takimi me Berluskonin, se nuk do ta zgjedhin kandidatin e qendrës së majtë.