Kush do të jetë drejtor i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë | Bota | DW | 05.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kush do të jetë drejtor i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë

Organizata botërore e tregtisë kërkon një pasues të drejtorit të përgjithshëm Supachai Panitchpakdi nga Tajlanda i cili ka dhënë dorëheqjen nga ky post. E tëra kjo tingëllon si një proces krejt normal. Megjithatë 148 vendet anëtare duhet të gjejnë një konsensus dhe të jenë të pajtimit për një kandidat. Për dallim nga organizatat tjera ndërkombëtare brenda për brenda Organizatës Botërore të Tregtisë nuk ka një institucion që mund të marrë vendime pa pëlqimin e vendeve anëtare. Kjo e komplikon edhe më shumë këtë cështje.

Logo e Organizates Boterore te Tregtise

Logo e Organizates Boterore te Tregtise

Me tmerr kujtohet nga Organizata Botërore e Tregtisë zgjedhja e fundit e vitit 1999: atëherë anëtarët nuk binin dakord për një kandidat, zënkat krijuan një imazh të keq për organizatën dhe paralizuan punën e saj. Në fund u desh të ndahet periudha legjislative. Atëherë, në Organizatën e ndarë thellë në dysh, bëhej fjalë për një vendim orientimi: një kandidat i vendeve të industrializuara ndodhej përballë një kandidati të vendeve në zhvillim të cilat shiheshin brenda Organizatës Botërore të Tregtisë si shumë të diskriminuara.

Edhe sot gjendja nuk ka ndryshuar shumë prej vitit 1999: tre kandidatë janë nga vendet në zhvillim, Brazili, Uruguaj dhe Mauritiusi. Kandidati i Brazilit është diplomati me përvojë Luiz Felipe de Seixas Correa. Ai sqaron shkurt e qartë se drejtori i ardhshëm i përgjithshëm duhet të jetë nga një prej vendeve në zhvillim.

"Kjo nuk ka të bëj me ndonjë lloj konfrontimi apo konflikti mes veriut dhe jugut. Përkundrazi: unë mendoj se kjo do të ishte në interes të të gjithëve. Kjo për faktin se sfida më e madhe mbetet që dimenzioni i zhvillimit të jetë pjesë e negociatave. Drejtori i përgjithshëm nuk është vetëm menaxher i sekretariatit - ai u prin edhe negociatave. Pra duhet të jetë dikush me perspektivën e duhur", sqaron de Seixas.

Organizata Botërore e Tregtisë ndodhet aktualisht në negociatat e të ashtuquajturit "Raundi Doha" i cili në vitin 2001 me vetëdije është thirrur si raund i zhvillimit. Nevoja për këtë është përsëritur vazhdimisht por zbatimi në praktikë ndodhet ende larg.

Drejtori i përgjithshëm për dallim me shefat e organizatave tjera në Organizatën Botërore të Tregtisë ka të thotë shumë pak. Por ky post ka një vlerë të madhe simbolike.

Nga pala e shteteve të industrializuara ka kandiduar vetëm Paskal Lamy, një ish-komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian. Francezi konsiderohet si kandidat kompetent dhe i fortë i cili poashtu angazhohet shumë për zhvillimin.

"Organizata Botërore e Tregtisë mundet, kështu besoj unë ta bëj këtë gjë: tregtinë ta vëj më shumë në shërbim të zhvillimit. Ajo mund të caktoj rregulla dhe t´i zbatoj ato në atë mënyrë që vendet në zhvillim të dalin si fituese e jo të ndjehen si viktima të sistemit. Kjo tani është pika vendimtare", thekson Lamy.

Edhe pse antarët e Organizatës Botërore të Tregtisë kanë përmirësuar dukshëm procedurën e zgjedhjes së drejtorit dhe kanë rënë dakord që deri në fund të muajit maj të gjejnë kandidatin për këtë post prapëseprapë zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të kësaj organizate mund të zvarritet edhe më gjatë.


  • Data 05.02.2005
  • Autor Joachim Shubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQi
  • Data 05.02.2005
  • Autor Joachim Shubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQi
Reklamë