1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur Amerika njohu terrorin - përpara dhjetë vjetësh ndodhi sulmi me bombë në Oklahoma City

Georg Shvarte19 Prill 2005

Timothy McVeigh ishte përgjegjës për sulmin me bombë më 19 prill 1995 ndaj një godine shumëkatëshe në qytetin e Oklahomës. Si pasojë asokohe gjetën vdekjen 168 vetë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën. McVeigh u ekzekutua në qershor të vitit 2001.

https://p.dw.com/p/ArPg

Në SHBA operojnë 22 grupe vendase terroriste, kjo bëhet e ditur nga një raport i policisë federale, FBI, i publikuar nga televizioni ABC. Siç njoftoi të hënën (18.04.05) ky televizion ndër këto grupe bëjnë pjesë edhe racistët e bardhë si "Aryan Nations" dhe organizata neonaziste "National Alliance". Në raport thuhet, se ndërkohë janë të hapura 338 procese hetimore. Këto grupe bëhen përgjegjëse për sulme me bomba, kërcënime nëpërmjet letrave, vrasje dhe vjedhje. Një ekspert i universitetit San Bernardino në Kaliforni thotë, se këto organizata terroriste janë si "mina me sahat". Ato kanë kapacitet, aftësi dhe urrejtje për të kryer krime shumë më të rënda se Timothy McVeigh.

Sulmi përpara dhjetë vjetësh në Oklahoma - retrospektivë


Shtëngulla tymi të zi dalin nga godina e zyrave Alfred P. Murrah në Oklahoma City. Njerëz të përgjakur nxitojnë përmes rrugëve të mbushura me rënoja. Kudo dëgjohen sirenat e urgjencës, ndërsa policët japin komanda në mes të kaosit. Ky është shkatërrim i plotë. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një gjë të tillë. Të duket sikur je në një zonë lufte", kështu e përshkruan gjendjen një grua në qytet.

Një e treta e godinës është shkatërruar tërësisht. Në këtë godinë mëgjensin e së mërkurës para dhjetë vjetësh, si zakonisht, ndodheshin qindra punonjës të enteve të ndryshme federale që i kishin zyrat këtu. Në fasadën qendrore punonjësit e zjarrëfikësit duke goditur po krijojnë një të çarë të madhe për të kërkuar të mbijetuarit. "Kishte kaq shumë shkatërrim, sa më kanë parë sytë skena që do të ish mirë të mos i shihte askush ndonjëherë."

168 vetë gjejnë vdekjen. Ndër ta 19 fëmijë, disa syresh as një vjeç, nga kopshti i fëmijëve që ndodhet pranë. Djali tre vjeçar i Brandon Danit ndodhet në spital me plagë të rënda në kokë. Babai i tij qëndron pranë shtratit të të sëmurit dhe është i dëshpëruar ashtu si dhe i gjithë vendi: "Nëse prindërit e kësaj bote do të mund ta shohin fëmijën tim në këtë gjendje do ta kuptonin se ç´tragjedi ka ndodhur këtu. Mund të kish qenë edhe djali i tyre."

Oklahoma City është i pari qytet që përjetoi sulmin më të rëndë terrorist deri në atë kohë në Amerikë. Presidenti Bill Klinton, i shokuar, merr në dorë mikrofonin dhe flet përpara shtëpisë së bardhë: "Nuk ka asnjë vend në botë, ku të mund të fshihen autorët. Mos t´ju gënjejë mendja: ky është një sulm ndaj Amerikës, ndaj gjithçkaje që ne besojmë."

Fjalë të tilla do t´i thotë disa vjet më vonë një tjetër president, Xhorxh Bush, pas 11 shtatorit 2001. 90 minuta pas shpërthimit policia arreston veteranin e luftës së Gjirit Persik, Timothy McVeight, i dyshuar për posedim ilegal arme. Arrestimi ishte fare rastësisht. Dy ditë më vonë askush nuk e merr mend, se ky është pikërisht personi që e kërkon i gjithë kombi. Ndërsa gjurmët çojnë drejt tij dhe Terry Nichols-it, tek McVeight kalon përpara gjykatës me pranga në duar dhe në këmbë, masa e njerëzve buçet: "Çojeni në ferr", bërtasin njerëzit, "vriteni këtë kafshë!" Trupi gjykues e dënon McVeight. Të indinjuar prej shtetit ai dhe Nichols kanë marrë me qira një kamionçino dhe duke e mbushur atë me 2000 kg. benzinë dhe lëndë djegëse e kanë shndërruar atë në një bombë lëvizëse. Ata shkatërruan një godinë zyrash, duke cënuar pikërisht iluzionin e paprekshmërisë së Amerikës. Dënimi: vdekje nëpëmrjet injektimit të helmit për këtë akt të McVeight, i cili në kohën e kryerjes së atentatit ishte 26 vjeç.

"I dënuari McVeight nuk bëri rezistencë. Ai ka qëndroi i qetë deri në fund", thotë nëpunësi i drejtësisë pas ekzekutimit. Bashkëatentatori Terry Nichols do ta mbyllë jetën e tij në burg. Ndonëse kemi të bëjmë me dy atentatorë të vetmuar, teza e komplotit të tyre gjen përdorim edhe sot, e po ashtu edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndjehet edhe dhimbja e të afërmve të viktimave.

Në vitin 2000 në Oklahoma City u inagurua një monument përkujtimor. 168 karrike bosh të ndërtuara me hekur dhe xham. 168 viktima. Ndërsa sot në ditën përkujtimore ata lexojnë sërish 168 emrat.

Royia Grizzell i ka mbijetuar këtij ferri, por ajo ishte shumë pranë vdekjes. Tri herë zemra e saj ka pushuar së rrahuri. Edhe sot e kësaj ajo mban vulën e përjetimit: "Fillimisht e ndjeja veten si viktimë. Ndërsa sot e ndjej veten si dikush që i ka bërë ballë një sfide. Jam një e mbijetuar. E mbijetuar vërtetë."