1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kufijtë nuk duhet t´i ndjanë monumentet e kulturës - Gjermania dhe Evropa Lindore partnere për trashëgiminë kulturore

Silke Bartlik22 Shtator 2004

Gjermania dhe fqinjët lindorë të saj janë një mit por edhe një plagë e vjetër, thotë historiani Karl Schlögel. Me shekuj ishin gjermanët ata që jetuan në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ata kultivuan bujqësinë, ndërtuan qytete, zhvilluan sisteme juridike të përparuara si dhe përkrahën artin dhe shkencën. Por më pas në shekullin e 20-të ndodhën dëbimet me dhunë, vrasjet e hebrejve dhe shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore, e cila shkaktoi ndryshime në kufijtë e këtyre vendeve.

https://p.dw.com/p/ArGQ
Kështjella e princit Hermann von Pückler në Bad Muskau midis kufirit gjermano-polak
Kështjella e princit Hermann von Pückler në Bad Muskau midis kufirit gjermano-polakFotografi: dpa

"Viti 1989 solli me vete një situatë të re. Nuk bëhëj më fjalë për armiqësi por për mirëkuptim. Nuk bëhëj më fjalë për justifikimin e historisë por për një rishkrim sa më real të saj. Ky ndryshim bëri që kjo histori të thjeshtohej dhe njëkohësisht edhe të pasurohej. Sidomos pas bashkimit të Evropës, një interes të veçantë fitoi çështja e trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe rishikimit të historisë. Por si mund të flitet për këtë trashëgimi pa marrë parasysh rrezikun e revizionizmit", pyet Schlögel.

Nëse ne e kuptojmë trashëgiminë kulturore si një shans për të krijuar një të ardhme të përbashkët, thotë ministrja e kulturës Christina Weiss. "Nuk bëhët fjalë për të nxjerrë pretendime të reja duke u nisur nga e kaluara. Günter Grass e mbështet këtë mendim: "Siç e kam thënë në fillim të viteve 70-të, unë jam i mendimit, që ne kemi humbur territore por askund nuk shkruhet se duhet të harrojmë substancën kulturore të këtyre provincave dhe qyteteve. Kush nuk harron, nuk është doemos revizionist."

Por ai që ka një kujtesë të mirë, mund t'i japë një shtysë lidhjeve kulturore ndërmjët Lindjes dhe Perendimit. Historiania polake Anna Wolff- Poweska, thotë se që nga viti 1989 vendi i saj ka rizbuluar shumë vlera kulturore. Sipas saj, globalizimi i nxjerr në pah veçoritë kombëtare. Dhe një nga këto veçori për shumë qytete polake është trashëgimia kulturore e banorëve të hershëm, ndër të cilët bëjnë pjesë edhe gjermanët. "Në të dyja anët e kufirit të Oder-Neiße historia zyratrisht u shkruajt sipas interesave të njërës apo tjetrës palë. Ose në favor të Gjermanisë ose në favor të Polonisë. Kthesa demokratike në Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe rënia e murit të Berlinit i nxorrën në pah këto mangësi në zbardhjen e historisë: Trashëgimia e përbashkët kulturore u harrua, për hir të krenarisë kombëtare."

Sot për qytetin polak Wroclaw përdoret natyrisht edhe emri i vjetër me origjinë gjermane i këtij qyteti, Breslau. Këto vitet e fundit, banorët e tij kanë dhënë madje edhe ndihmesën e tyre në restaurimin e disa monumenteve kulturore, që janë dëshmi e nje kulture të përbashkët gjermano-polake. Tashmë kultura e huaj është bërë pjesë e identitetit polak, thotë Christina Weiss. Ky nuk është rasti i vetëm, sepse histori të tilla vlejnë edhe për qytete të tjera, si Reval/Tallin, për Königsberg/Kaliningrad ose për Hermannstadt/ Sibiu në Rumani.

Karl Schlögel: "Ka shumë vite, që po punohet bashkarisht për njohjen e tashëgimisë kulturore, për të hedhur dritë mbi të kaluarën e larmishme të këtyre qyteteve. Para 10 ose 20 vitesh as që mund të mendohej dalja përtej kufirit. Sot udhëtimet nga njëri vend tek tjetri janë bërë tashmë rutinë. Hapja e kufinjve, mundësia për të parë vende të tjera, mbyllja e kapitullit të vjetër dhe mënjanimi i interpretimit armiqsor të historisë, gjithë këta faktor kanë bërë të mundur një këndvështrim të ri.


Ndër këto faktor bën pjesë edhe bashkëpunimi për kërkimin dhe ruajten e trashëgimisë së përbashkët. Qeveria gjermane ka përkrahur në vitet e fundit edhe projekte me karakter të tillë. Deri tani janë dhënë fonde për ruatjen e altarëve të vjetër në stilin barok, për restaurimin e disa kishave si dhe restaurimin e shtëpisë të Thomas Mann- it në Nidden. Edhe Parku i famshëm i princit Hermann von Pückler në Bad Muskau, i cili shtrihet në të dyja anët e Neiße-s po restaurohet nga shoqatat për ruatjen e monumenteve të kulturës të Gjermanisë dhe Polonisë. Qeveritë e këtyre vendeve i kanë propozuar UNESCO-s para pak kohësh, që ky park të hyjë në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Kjo jo vetëm për rëndësinë monumentale e historike të këtij parku, por nga ana tjetër edhe për të theksuar anën simbolike të tij. Kufinjtë politikë nuk kanë të drejtën t i ndajnë monumentet e kulturës.