Kufijtë e hapur pasuri më e madhe për europianët
21 Dhjetor 2007Arsye kjo e mjaftueshme për të ngritur gotat. Kështu u bë të paktën në festën e organizuar me këtë rast në Zittau (Citau), ku morri pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe kryeministrat e Polonisë dhe Çekisë, Donald Tusk dhe Mirek Topolanek.
Kufiri gjermano-polako-çek në Citau u kthye të premten paradite në qendër të botës europiane. Policët polakë dhe ata gjermanë, duke dridhur nga të ftohtët ngritën trarin para publikut të mbledhur, ku merrnin pjesë edhe njerëz të rëndësishëm të politikës. Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për momentin historik: "Prej ditës së sotme qytetarët e Europës do të udhëtojnë të lirë në 24 vende, dhe ne tani kemi të bëjmë me një Europë pa kontrolle kufitare, që nga Suedia në Itali e që nga Portugalia deri në vendet Balltike."
Hapi i parë për ngritjen e një hapësire të përbashkët europiane pa kontrolle u hodh në vitin 1985 nga pesë shtetet Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Franca dhe Gjermania. "Dhe sot, 22 vjet më vonë, ne jemi duke hequr kontrollet jo vetëm brenda ish Bashkimit Europian, por jemi duke hequr kontrollet edhe në ish linjat ndarëse, që shkaktuan shumë vuajtje gjatë kohës së Luftës së Ftohtë."
Në pikën kufitare që bashkon tre vendet Gjermaninë, Poloninë dhe Çekinë popullsia, sidomos ajo gjermane nuk pret shumë prej heqjes së kontrollit dhe hapjes së kufirit. Presidenti i parlamentit europian Hans-Gert Pöttering premton më shumë siguri, e cila do të arrihet duke pajisur më mirë policitë në Poloni, Sllovaki dhe Hungari: "Kufijtë e hapur dhe shumëllojshmëria e kulturave dhe rajoneve janë pasuri e madhe për ne. Siguria në kufijtë tanë të jashtëm do të rritet, por ne nuk duhet të harrojmë që edhe matanë kufijve tanë të jashtëm jetojnë europianë dhe ne duhet të pengojmë ngritjen e mureve të rinj."
Kontrollet e përbashkëta të policisë gjermane, polake dhe çeke kanë qenë të paimagjinueshme deri para disa vitesh. Në të ardhmen detyrat policore do të kryejnë gjithnjë e më shumë prej punonjësve të doganave.