Kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci është optimist për bashkëpunim më të mirë me institucionet ndërkombëtare në Kosovë | Politika | DW | 31.10.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci është optimist për bashkëpunim më të mirë me institucionet ndërkombëtare në Kosovë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci u shpreh sot se bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare do të vazhdojë në rruge të mirë, por sipas tij deri më tani gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet. Këto komente Daci i bëri pas prezantimit te djeshëm të gjendjes në Kosove nga ana kryeadministratorit të Kosovës Hari Holkeri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai u shpreh optimist se së bashku me z.Holker do ti kryejnë të gjitha proceset në interes të Kosovës dhe Kosovarëve. Ndryshimi i kornizës kushtetuese për udhëheqësit kosovarë është dosmodoshmëri, kjo për faktin pasi Kosova ka nevojë për një shoqëri stabile të integruar qe do të mundësojë funksinimin efikas të institucioneve kosovare.


  • Data 31.10.2003
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwC
  • Data 31.10.2003
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwC