1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza ne BE, vazhdimi i punes se komisionit parlametar per aferen e vizave

16 Qershor 2005
https://p.dw.com/p/Arv5


Shtypi i sotëm përqëndrohet tek mosmarreveshjet para samitit te BE dhe tek vendimi i gjykates kushtetuese për vazhdimin e punës të komisionit parlamentar për shqyrtimin e aferës së vizave

"Handelsblatt" e Düsseldorfit për krizën në BE:

"Pranimi i Turqisë shtyhet për një afat të pacaktuar dhe vete premtimi për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë nuk është aspak i sigurtë. Evropa duhet t´i pjekë në të ardhmen kulaçët më të vegjel. Prandaj marrëveshja në konfliktin financiar do të kishte qenë shumë e rëndësishme. Evropa në rast nevoje mund të jetojë edhe pa kushtetutë. Për një mënyrë votimi në Keshillin e Ministrave do të bien disi dakord, dhe ministri i jashtem i BE-së nuk është domosdoshmëri. Javier Solana nderhyn që tani në zhvillimet botërore falë autoritetit të tij. Vendimtare është çështja, se si do të ecet me politikën financiare. Bashkesia mund të rigjallerohet vetem në se ofron një perpektivë për zhvillim dhe punësim. Bazat për këtë duhet t´i krijojë buxheti i ri. Ne vend të kesaj të mëdhenjtë e BE-së kapen me thonj pas subvencioneve ataviste agrare dhe tek një rabat i vjeter, që e shfytyron në mënyrë groteske realitetin. Udheheqja e Evropës një pamje që të ngjall mëshirë."

"Volksstimme" nga Magdeburgu për samitin e BE

"Pas një falimentimi të samitit në Bruksel vorbulla e krizës së BE-së do të sillej gjithnjë e më shpejt. Përgjegjësit kanë lënë të kuptojnë se duan ta ndalojnë rotacionin me një pauze reflektimi. Për këtë ka dy mundësi. Ose të ulen e të bëjnë sehir dhe ta shkaterrojnë kështu avash avash BE-në. Ose të mendojnë se ku duhet filluar të punohet në mënyrë produktive. Pikërisht në bazë. Fundja unioni ka akoma në agjendë procesin e Lisbonës. Qëllimi: BE të bëhet deri në vitin 2010 rajoni më dinamik ekonomik i botës. Që kjo të mos mbetet utopi, duhet të sigurohet urgjentisht zhvillimi dhe punësimi. Nqs do të arrihej ketu një hov i perbashket, qytetarëve të BE-së do t´u bëhej përsëri e qartë se çfare është në gjendje të bëjë unioni i shteteve. Kjo mund të zgjonte përseri poshte tek masat interesin për rishikimin e kushtetutës."

"Neue Ruhr/Neue Zeitung"

"Një marrëveshje në këtë samit do ta zhyste BE-në edhe më thellë në mizerje. Blloqe të tëra, ku duhet shpenzuar, mbeten të paprekura. Evropa vazhdon ta japë pjesën më të majme për të kaluarën. Për të ardhmen, arsimimin dhe kerkimet shkencore mbeten vetëm thërrime. Vende pune dhe fuqi ekonomike nuk mund të krijosh kurrë kështu. Ai që vazhdon këtë politikë thuajse mesjetare po ta shohesh nga aspekti i globalizimit, s´ka pse të ankohet, kur zgjerimi i BE-së nxit tek njerëzit frikëra dhe ata e shohin kushtetutën si instument që u heq të drejtën."


"Këlnische Rundschau" për vendimin e gjykatës në Karlsruhe për komisionin e vizave.


"Sido që ta sjellesh vendimin, ai është një shuplakë e fortë për koalicionin qeveritar. Edhe pse unionit do t´i kishte bërë shumë mirë, sikur ta ulte një çikë tonin. Që shkelja e ligjit dhe e kushtetutës përshkon si një fill kuq e gjelber të koalicionit qeveritar të gjithë "aferen e vizave", sic u shpreh dje Eckart von Klaeden i CDU-së, është fjalë e madhe. Në thelb Karlsruhe ka konstatuar në mënyrë asnjanëse që një komision parlamentar nuk mund ta nderpresë punën vetëm në bazë të një spekullimi politik. Këtë e dinin e përfaqësuesit e koalicionit në komisionin e vizave. Natyrisht nderprerja e punës ishte një mashtrim politik në kurriz të të drejtave minoritare të opozitës. Kjo taktikë tani është ndeshkuar dhe shumë mirë që ndodhi kështu.

Lübecker Nachrichten e sheh çështjen keshtu:


"Formalisht nuk ka ndodhur asgjë. Votëbesimi me synim zgjedhjet e reja është shpallur, por as nuk është shtruar dhe as nuk ka dështuar. Dhe as presidenti nuk ka marrë masat dhe nuk ka shperndarë parlamentin. Ndoshta kjo do të vijë. Por supozimi i thjeshte nuk është arsye që parlamenti të nderpresë punën. Me argumentin e sajuar se forma është më e rëndësishme se përmbajtja, se shkruarja e raporteve është më urgjente se hetimet, të gjelbrit donin t´ia merrnin frymën komisionit. Kryetari i tyre Joshka Fisher e ka humbur magjinë. Më pak nga gabimet e padiskutueshme, se sa nga vetekënaqesia dhe hedhja e fajit të tjereve. Të gjelbrit i vajten pas. Tani për ta nuk mund të ketë më sa duhet transparencë. Ata kanë dalë mashtrues. Dhe socialdemorkatëve u vjen era si bashkëpunues."