1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura

Bekim Shehu12 Maj 2007

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe subjektet politike janë pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë për herë të parë të përdorët sistemi i listave të hapura

https://p.dw.com/p/ArVn
Kosovë, zgjedhjet 2004
Kosovë, zgjedhjet 2004Fotografi: AP

Mandatet e deputetëve aktualë në Kosovë skadojnë në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që mandatet e këshilltarëve në asambletë komunale tashmë kanë skaduar.

Mirëpo, sipas propozimit të Marti Ahtisarit, zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen jo më herët se nëntë muaj pas miratimit të rezolutës, që do ta definonte statusin e Kosovës.