1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca për fenë islame - temë qëndrore e shtypit të sotëm gjerman

26 Qershor 2009

Konferenca për fenë islame ndikoi pozitivisht për nxitjen e dialogut me myslimanët.

https://p.dw.com/p/IbYL
Pjesëmarrësit e konferencës për fenë islame në Berlin
Pjesëmarrësit e konferencës për fenë islame në BerlinFotografi: AP

Fillimisht në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' lexojmë:

"Për herë të parë në nivelin më të lartë politik në Gjermani nuk u diskutua për këtë grup popullor por me të. Edhe pse ndoshta jo secili prej 4,3 milionë myslimanëve në Gjermani, gati gjysma e të cilëve janë me nënshtetësi gjermane, e ka ndjerë veten të përfaqësuar në konferencë, ata e kanë fjalën e ministrit të brendshëm se 'myslimanët janë të mirëseardhur në Gjermani'. Nga ana tjetër divergjencat e shfaqura në konferencë treguan se sa pluraliste është kjo shoqëri e cila cilësohet përgjithësisht "myslimane". Sidoqoftë qëllimet e përcaktuara nuk kanë qenë të arritshme për tre vjet, prandaj fundi i konferencës mund të quhet si një fillim shpresëdhënës."

Nga'Bädisches Tagblatt' po për këtë temë shkëpusim:

"Ai nuk është mësuar me kaq shumë lëvdata. Ministri i Brendshëm gjerman Wolfgang Schäuble është përgëzuar nga të gjitha anët për konferencën për fenë islame të inicuar nga ai. Pa zhurmë por me këmbëngulje ai në të njëjtën kohë si ministër përgjegjës për fetë çoi përpara dialogun me myslimanët në Gjermani. Kur të bëhet bilanci i koalicionit të madh qeveritar atëherë padyshim që kjo konferencë do të vlerësohet si një sukses i qeverisë. Në raundin e parë të bisedimeve në vitin 2006 mosbesimi ishte i madh. Disa prej përfaqësuesve të myslimanëve u tërhoqën edhe pse kishin konfirmuar pjesëmarrjen, pasi jo secili ishte i gatshëm të ulej me tjetrin në tryezën e bisedimeve. Por pas poterës së parë raundet e tjera kanë kaluar relativisht pa zhurmë. Edhe pse aktualisht nuk mund të flitet për ndonjë përdorim praktik të konferencës prapëseprapë me tejkalimin e mosbesimit është bërë një fillim i mbarë", konkludon ndër të tjera në numrin e saj të sotëm gazeta 'Bädisches Tagblatt'.

(eh/sh)