Koncepti i Evropës - Ministri i jashtëm i Gjermanisë Joshka Fisher e konsideron si të vjetëruar koncpetin ″bërthama e Evropës″ | Evropa | DW | 08.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koncepti i Evropës - Ministri i jashtëm i Gjermanisë Joshka Fisher e konsideron si të vjetëruar koncpetin "bërthama e Evropës"

Fisher është për një orientim të ri të politikës ndaj Evropës. BE-ja ë shtë tani një "projekt strategjik", në të cilin nuk funksionojnë më përfytyrimet e ngushta evropiane. Fisher këto deklarata i bëri së fundi në një intervistë për një gazetë gjermane.

Fisher në samitin BE-së në Selanik

Fisher në samitin BE-së në Selanik

Më fort se cdo herë tjetër ministri i jashtëm gjerman thekson tani konceptin "e dimensionit strategjik" të BE-së. Kjo lidhet me 11 shtatorin e vitit 1989 si dhe me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Për të qenë në gjendje të vihen nën kontroll konfliktet asimetrike - sic është kërcënimi mbarëbotëror nga terrorizmi - duhet që Evropa në mënyrë të ngjashme si edhe SHBA, Rusia apo Kina të veprojë në "rend kontinental", thekson Joshka Fisher. Sipas tij në këtë rend bën pjesë edhe pranimi i Turqisë në BE. Kjo ka rëndësi po aq të madhe për BE-në sa edhe politika e përbashkët e jashtme dhe sigurisë.

Në optikën e mendimeve të tilla Fisheri e konsideron të tejkaluar modelin e "bërthamës së Evropës". Këtë koncept Fisher e pati përmendur në një fjalim parimor mbi politikën ndaj Evropës, fjalim ky mjaft i vlerësuar, në maj të vitit 2000 në Unversitetin Humboldt të Berlinit. Në këtë fjalim Fisher u shpreh, se në rrethana të caktuara duhet që një grup i vogël vendesh të avancojë në procesin e integrimit dhe vendet e tjera duhet ta pasojnë atë.

Asokohe Fisher bënte fjalë për një "qendër graviteti" të BE-së, e cila duhej të ishte e hapur për të gjitha vendet e interesuara anëtare si dhe për vendet kandidate. Këtë ide ministri Fisher e sheh tashmë të realizuar në marrëveshjen kushtetuese, pikërisht në mundësinë e përcaktuar në këtë marrëveshje për "bashkëpunimin e strukturuar", gjë që do të thotë bahskëpunim më i ngushtë midis disa vendeve në fusha të caktuara.

Fisher pra e modifikon konceptin e tij. Ai është i bindur që forcimi i bashkëpunimit nuk do të mund të referohej vetëm nga një bërthamë e Evropës, sepse shumica e vendeve anëtare duan që të bashkëveprojnë. Ideja për bërthamën e Evropës, në të cilën të bashkëpunojnë një grup i vogël shtetetsh, i përket tashmë së shkuarës. Fisher nuk është më "për përfytyrimin e ngushtë evropian", madje ai do të preferonte që sot ta formulonte pjesërisht ndryshe fjalimin e tij të vitit 2000.

Për idenë e bërthamës së Evropës Fisher nuk sheh më hapësirë jashtë kushtetutës, projektin e së cilës ai e konsideron si të shkëlqyeshëm. Pa kushtetutën do të krijoheshin probleme të ndryshme për integrimin dhe BE-ja do të kishte vështirësi, paralajëmron Fisher. Rritja e aftësisë së vendimmarrjes së një "Evropë të vogël", të përbërë nga Gjermania, Franca dhe disa vende të tjera, mund të shkaktonte kundërreaksione dhe të mobilizonte rryma të fuqishme kundër, parashikon Fisher.

Peshën e re strategjike të një Evrope të bashkuar, të cilën Fisher e cilëson si "rokonstruktimi i Perëndimit", ai e sheh tek përparimet e bëra në drejtim të politikës së përbashjët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Provë për këtë janë përmirësimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi i pozicioneve në procesin e vendimmarrjes. Sipas mendimit të Fisherit, në këtë drejtim ka influencuar edhe 11 shtatori, që shpalosi mungesën e aftësisë së evropianëve për dialog strategjik.

Opozita e kritikon faktin që Fisher është tërhequr nga ideja e një bërthame të Evropës. Politikani kristjandemokrat, Volfgang Sheuble, i cili ka qenë njëri prej ideatorëve të konceptit "bërthama e Evropës" në vitin 1994, thotë, se Evropa ka nevojë për një udhëheqje dinamike për një kohë të gjatë, dhe sipas tij këtë detyrë mund ta ushtrojnë një pjesë e vendeve anëtare. Vetëm kështu mund të përballohet procesi i thellimit të integrimit dhe i zgjerimit të BE-së. Sheuble është kundër konceptit të "zgjerimit të pakufizuar" të BE-së për arësye strategjike. Qëndrimi i Fisherit është "taktikisht i argumentuar", vlerëson zëdhënësi i kristjandemokratëve për politikën e Evropës, Peter Hince. Ky i fundit argumenton, se me idenë e re të tij Fisher do të zbusë qëndrimet për të favorizuar antarësimin e Turqisë në BE.

  • Data 08.03.2004
  • Autor Nina Verkheuzer, Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIA
  • Data 08.03.2004
  • Autor Nina Verkheuzer, Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIA