Koment: Më e pakëndshmja mbetet para dere | Gjermania | DW | 11.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Më e pakëndshmja mbetet para dere

Me rastin e hapjes të hënën (11.04) të panairit të industrisë në Hanover sipërmarrësit rusë dhe gjermanë hodhën shinat për bashkëpunime në projekte që kapin disa miliarda. Kështu për shembull, në të ardhmen, firma gjermane BASF do të bashkëpunojë me koncernin rus GASPROM në sektorin e përmbylljes së fushave gazore. Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mes të tjerash njoftuan një zgjerim edhe më të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Basf dhe Gasprom nenshkruajne kontrate bashkepunimi ne panairin e industrise ne Hanover

Basf dhe Gasprom nenshkruajne kontrate bashkepunimi ne panairin e industrise ne Hanover

.Një aktivitet, që dy burrave të shtetit u pëlqen shumë. Në panairin e Hanoverit, kancelari Gerhard Shrëder dhe presidenti rus Vladimir Putin kënduan së bashku arien bashkëpunimit ekonomik, ngritën lartë veçanërisht sektorin e energjetikës, lavdëruan ndërmarrjet, nënshkruan kontrta, paranjoftuan shpresa për të ardhmen – një ditë e lumtur për dy politikanët, që frekuentojnë edhe miqësi të ngushtë me njeri-tjetrin. Diçka që nuk mund ta prishin, as pyetjet e pavend të gazetarëve, e as duke hapur tema delikate politike, siç është për shembull, situata në Çeçeni, apo liria e shtypit në Rusi. Dy ekonomistë të rangut botëror, që lavdëronin biznesin e lirë, ishin krah‘ për krah‘ me njeri-tjetrin.

Një gjë s’kemi përse ta shajmë pa arësye: S'ka dyshim, që në sektorin e marrëshënieve ekonomike gjermano-ruse janë shënuar rezultate pozitive. Është e vetëkuptueshme, që kjo shkon në të mirë të ekonomive dhe njerzve në të dyja vendet. E megjithatë. Ndërmarrjet gjermane që veprojnë ne Rusi kanë nevojë për kushte stabile. E këto janë: siguria, juridiksioni, mbrotjtja nga byrokracia e përmbytëse, transparencë, partnerë të besueshëm. Epër lulëzimin e të gjitha këtyre duhet një klimë e përshtatshme politike. Presidenti Putin, siç dihet e ka lënë prej kohësh rrugën e demokratizimit të brendshëm në vend. Ai është për stilin autoritar, ndërhyrjen dhe kontrollin shtetëror.

Por e gjitha kjo nuk i intereson kancelarit Shrëder për sa kohë që gurgullon nafta dhe rrjedh gazi. Ajo çka është e pakëndshme,si për shembull, lufta civile në Çeçeni vazhdon të mbetet para dere. Vetëm organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe një grusht parlamentarësh të palodhur, kujdesen për këtë çështje. Askush nga radhët e tij nuk e kritikon më Shrëderin për marrëdhëniet me Rusinë.

Është e vëertetë, që jo çdo apel i shprehur me zjarr në publik i shërben një çështjeje të mbarë. Një kancelar nuk i kritikon politikanët e shteteve të tjera nëpër tregjet e kësaj republike. Megjithatë mbetet pyetja. Si ka ndikuar deri tani qendrimi i rezervuar i Shrëderit ndaj udhëheqjes ruse. Ku kanë ndihmuar kontaktet e ngushta ekonomike për demokratizimin e Rusisë. Dhe ju lutemi, si qendrojnë punët me politkën evropiano-ruse ndaj Çeçenisë?

Disa javë para se të fillojnë festimet për 60-vjetorin e përfundimit të luftës së dytë botërore duhet thënë diçka: Marrëdhëniet gjermano-ruse, për fat të mirë, janë më shumë se këmbimi i kapitalit, lëndëve të para dhe makinerive. Bashkëpunim ekonomik do të thotë edhe krijimi i së ardhmes.

  • Data 11.04.2005
  • Autor Kornelja Rabic (DW-rusisht)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar48
  • Data 11.04.2005
  • Autor Kornelja Rabic (DW-rusisht)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar48