Kombet e Bashkuara kundër aplikimit të dënimit me vdekje
16 Nëntor 2007Reklamë
Kombet e Bashkuara janë shprehur me shumicë të qartë për një ndërprerje mbarëbotërore të ekzekutimeve me synim afatgjatë heqjen e e dënimit me vdekje. Për këtë Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut votoi me 99 vota pro, 52 kundër dhe 33 abstenime. Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian bëjnë pjesë tek mbështësitë e këtij propozimi. Sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut 66 vende të botës nuk kanë hequr ende dënimin me vdekje.