Koha e ristrukturimeve | Evropa | DW | 08.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koha e ristrukturimeve

Ushtria në Evropë


BE ka nevojë për një ushtri të perbashket, nqs do ta marrë me të vertete pergjegjesinë në politikën e sigurisë. Shumica e shteteve nacionale në Evropë po i ristrukturojnë ngadalë forcat e tyre të armatosura. Në këtë proces transformimi behet fjalë në rradhë të parë për një marrëveshje ndermjet ushtrisë profesioniste dhe asaj me sherbim të detyruar, për mbylljen e kazermave apo reduktimin e trupave. Pas të gjithë ketyre proceseve reformuese fshihet nevoja për kursime në shpenzimet ushtarake. Deri tani nuk ekziston guximi, që vetem për arsye shpenzimesh të ngrejnë një ushtri të perbashket me projekte të vetat të armatimit.
Një hap i rëndësishem në drejtim të një politike të perbashket mbrojteje u be tani me krijimin nga thuajse të gjitha ushtritë evropiane të grupeve ushtarake fleksibel në veprim. 13 "Battlegroups" me nga 1500 ushtarë do të mund të vihen në marsh në të ardhmen brenda pak diteve, thotë ministri britanik i mbrojtjes Geoff Hoon.
"Ne jetojmë në një bote që po ndryshon, dhe duhet t´i pershtasim forcat tona të armatosura, me qëllim që të kemi epersi ndaj kundershtareve tanë të mundshem. Ne duhet të perdorim teknologji të reja, dhe të jemi të gatshem të marrim vendime të veshtira për të garantuar që forcat tona të sigurimit të mund të kryejnë detyren e tyre të vështirë. Vetem ky proces i ndryshimeve dhe permiresimeve të perhershme mund të bëjë që forcat tona të armatosen dhe të strukturohen në mënyrën e duhur, për të perballuar sfidat e së ardhmes."
Kjo sfidë është rritja e numrit të operacioneve jashte shteti në rajonet e krizave, si dhe lufta kunder terrorizmit nderkombetar. Lufta kunder terrorit ka bërë bile edhe që Austria me tendenca neutrale, të bëjë pjesë në një grup luftimi me Cekinë dhe me Gjermaninë, konfirmon ministri konservator austriak i mbrojtjes Günter Platter.

"Pergjigja mund të jetë se asnjë shtet i botes nuk është i vetem në gjendje, t´u pergjigjet ketyre kercenimeve."

Britania e Madhe me ushtrinë e saj profesioniste ka kryer shumë operacione jashte shteti. Në se per përballimin e rreziqeve vlejnë vetëm ushtaret profesionistë, diskutohet në shumë vende evropiane. Ndërsa Gjermania me një trupe prej 250 000 ushtaresh do ta mbajë detyrimin ushtarak, Franca e ka hequr ate zyrtarisht që prej fundit të vitit 2001. Ushtarë të paguar profesionistë kanë hyrë në vend të ushtareve me sherbim të detyrueshem. Momentalisht ushtria franceze punëson 350 000 vete.
Në Poloni sidomos hyrja në Nato ka shpejtuar modernizimin e ushtrisë polake. 150 000 vete bëjnë pjesë sot në ushtrinë polake. Në krahasim me një vit më parë numri i ushtareve është reduktuar në gjysem. Por kjo nuk do të thotë se hiqet dore nga rekrutët. Kolonel Piotr Pertek, zedhenes i shtypit në ministrinë e mbrojtjes thotë:
"Që sot gjysma e ushtareve në Poloni janë ushtarë profesionistë. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2010 numri i ushtareve profesioniste të rritet deri në 70%. Kjo nuk do të thotë se do të heqim sherbimin e detyruar"
Që prej vitit 1988 janë mbyllur 70 kazerma. Perveç kesaj është shkurtuar sherbimi i detyruar ushtarak. Sot çdo rekrut polak duhet të sherbejë 12 muaj në ushtri, por që prej qershorit të vitit të ardhshem do të kryejë një sherbim 9 mujor.
Në Ceki dhe Hungari nga ana tjeter sherbimi ushtarak dhe civil perfundon në fund të vitit. Ministri çek i mbrojtjes, Karel Kühnl, deklaroi në fillim të nëntorit në senatin e Pragës, se "freskimi profesional i forcave ushtarake në kohet e paqes do të ndodhe vetem në bazë vullnetare të ushtarëve profesioniste apo të së ashtuquajturës rezerve aktive."

Edhe Sllovakia ka nisur një fushatë për përmirësimin e imazhit nën moton "ushtria profesioniste": Ministria e mbrojtjes informon që në fund të vitit 2006 nuk do të kete më sherbim bazë ushtarak. Sllovakia do të kete në të ardhmen një ushtri të vogel profesioniste të armatosur mirë. Në kete ristrukturim forcat e armatosura sllovake do të reduktohen jashte mase. Ushtria profesioniste do të kete në rradhet e veta 20 000 vete.
Edhe Rumania do të krijojë një ushtri profesioniste me hyrjen në BE në vitin 2007. Kjo nuk u pëlqen të gjithë ushtarëve, sepse ushtria rumune do të pushojë së luajturi filma Hollivudi. Nderkohe njësi të tera ushtarake u jepen hua shoqerive kinematografike amerikane. Një ushtar rumun si statist u kushton amerikaneve vetem tre vakte në ditë thotë ish ushtari Traian Paun.

"Unë kam marrë pjesë në filmin Cold Mountain. Ishim disa njësi ushtarake dhe kemi luajtur luftën civile amerikane. Sherbimi ishte i mirë, gjellë të ngrohtë. Prandaj dhe jemi shendoshur. Në fund të luftës duhet të lyheshim me qymyr që të dukeshim si të dobet."

Nqs nuk do të jenë më rolet e statistëve atehere askush nuk do të shkojë më në ushtri, thotë Paun sepse kush do të shkojë në zonat e luftës në krah të Amerikës.

"Kam parë disa reportazhe televizive për 730 ushtarë profesionistë në Irak. Të gjithë janë ankuar se janë në pluhur dhe vapë dhe pa armatim të mirë dhe duhen të riparojnë WC. Koleget e tyre amerikane duhet të jenë shumë arrogantë. I kanë dhënë menjehere kampit rumun një emër amerikan. Tanët nuk mund të thonë asgjë. Unë mendoj se do të ishte më mirë, të ruanim ushtrinë e madhe popullore, dhe të vazhdojmë të luajmë në filma. Regjizoret amerikanë janë se paku të mirë. Edhe pse na komandojnë na mbetet se paku ndjenja e dinjitetit për vete. Perse vinë të gjithë tek ne? Sepse kemi një vend të bukur, që edhe ia vlen ta mbrojmë."

  • Data 08.12.2004
  • Autor Petra Kohnen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFd
  • Data 08.12.2004
  • Autor Petra Kohnen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFd