Jemi në rrugë të mbarë | Gjermania | DW | 19.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jemi në rrugë të mbarë

Raporti mbi drogat per vitin 2004


E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjen e drogave paraqiti dje në Berlin raportin e vitit 2004 për drogat dhe varësite e tjera. Fjala nuk ishte vetem për numrin e të vdekurve nga droga vitin e kaluar, por në rradhë të parë edhe për rritjen e konsumit të droges si alkooli dhe duhani. Vemendje e veçantë iu kushtua këtu varësisë tek të rinjtë.
Në fillim një lajm pozitiv në vitin 2004 numri i të vdekurve nga droga ka rënë në nivelin më të ulët që prej 15 vjetësh. Lidhur me këtë e ngarkuara e qeverisë për çështjen e drogave, Marion Caspers-Merk thotë:
"Shifrat tregojnë, se është vepruar drejt, se qeveria gjermane është në rrugë të drejtë. Kjo do të thotë, me këtë fenomen kemi një tendencë gjithnjë në rënie. Me 1385 raste vdekjesh kemi nivelin më të ulët që prej vitit 1989. Tendenca është në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2000."
Numrin e rasteve me të ashtuquajtura droga të rënda si heronia Caspers-Merk e cilëson të jetë nga 120.000 deri në 140 000. Rreth 60 000 prej këtyre njerëzve ndjekin programe për daljen nga droga, me të cilat Gjermania ndodhet lart në listë në rang evropian.
Një zhvillim shqetesues e ngarkuara për çështjen e drogave sheh në konsumimin e kanabisit.
"Ne kemi një rritje të sasise së konsumit të kanabisit tek të rinjtë, në atë që gjithnjë e më shumë të rinj provojnë kanabis, dhe që sasia e konsumuar shtohet. Kjo tendencë mund të vërehet në të gjithë Evropën. Kemi një sinjal alarmi, që në grupmoshen 12 deri 15 vjeç 7% e të rinjve në Gjermani kanë përvojë me konsumimin e kanabisit, dhe nën moshën 18 deri 25 një nder pesë të rinj kanë konsumuar kanabis vitin e kaluar."
Në moment po bëhen perpjekje për të gjetur rrugë për zhvillimin e programeve për të varurit nga kanabisi. Rreth 100 insitucione të tilla ka në të gjithë Gjermaninë.
Në një tjetër fushë, në luftën kunder duhanit, mundën të shënoheshin suksese, në radhë të parë falë taksës së duhanit.
"Kuota e atyre që pijnë duhanin tek 12 dhe 17 vjeçaret në vitin 2001 ishte 28%. Në krahasim me evropianët e tjere në ishim shumë lart në listë dhe tani ka rënë në 20% në vitin 2005. Ky është një sukses i qartë. Për herë të parë kemi tendenca në rënie tek duhanxhinjtë e rinj."

Këto suksese kanë të bëjnë disi me punën sqaruese dhe preventive, por edhe me masat e ligjshme. Që prej një janarit 2007 këto po zgjerohen. Kështu automatet e cigareve do të pajisen me karta. Në këtë mënyrë të rinjve do t´u vështirësohet blerja e cigareve.
Edhe tek të ashtuquajturit alkopops limonadat, me përmbajtje alkooli, mund të reduktohet konsumi nga ana e fëmijëve dhe e të rinjve, siç shpjegon Marion Capers Merk.
"Synimi ulja e shifrave të konsumimit është arritur në mënyrë të qartë. Dhe ndërsa para vendosjes së takses të posaçme në gusht të 2004 28% e të gjithë të 12 deri 17 vjeçareve konsumonin së paku një herë në muaj alkopops, aktualisht shifra është 16%. Një e treta e të rinjve, të cilët kanë një herë më parë alkopop, nuk blejnë tani aspak. Një e treta blen më pak."
Më në fund e ngarkuara për drogën e qeverisë gjermane theksoi se në Gjermani më pak se 5% e infektimeve me sidë ndodhin në rrugën e varësisë nga droga, pra përmes përdorimit të gjilpërave. Kjo është një shifer shumë e kënaqshme. Në vitin 1993 në këtë mënyrë u infektuan 20%. Masat si programet e këmbimit te gjilperave, ndihma mjekesore, dhomat për konsumimin e drogës, kanë treguar efekt. Ky mund të jetë një shembull edhe për vende të tjera, tha e ngarkuara për cështjen e drogave.
"Pikërisht për faktin se konsumi i drogave rritet me mjetet opiate, është një sukses i madh i politikës së drogave, që mbështetet në katër shtylla. Prevencioni, ky është tek me i rëndësishme, që duhet zgjeruar, trajtimi, këtu i kemi përmirësuar dukshëm mundësitë e lidhjes me të varurit nga droga- por edhe masat për ndihmën për të mbijetuar, e cila u diskutua në mënyrë shumë kritike në opinionin publik gjerman, por që nderkohë është pranuar nga të gjtihë. dhe shtylla e katërt janë natyrisht masat represive, masat e ndjekjes policore, dhe ajo që ka rëndësi për mua dhe bashkëpunimi me vendet e mbjedhjes së drogës, ku ne jemi aktive me programe edhe në nivel nderkombetar.

  • Data 19.05.2005
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3m
  • Data 19.05.2005
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3m