Jemi miq dhe jo armiq- Takim ballkanik i ushtarakëve më të lartë | Ballkani | DW | 19.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jemi miq dhe jo armiq- Takim ballkanik i ushtarakëve më të lartë

Diplomacia ushtarake e vendeve ballkanike në të njejtën frekuencë me atë politike edhe ekonomike po afirmohet si garancia më kredible e paqës edhe sigurisë në rajonin e vendeve të Evropës Juglindore.

default


Nën këtë moto dhe konkretisht me temë "Përmirësimi i Stabilitetit edhe i Sigurisë në Rajon" dje u mblodhen në qytetin e Selanikut shefat e Shtabeve të Përgjithshme të 10 vendeve të rajonit, Greqisë, Shqipërisë, Bosnjë-Herxegovinës, Bullgarisë, Kroacisë,
Malit të Zi, FYROM, Rumanisë, Serbisë edhe Turqisë.

"Të gjithë qytetarët e Ballkanit mund të ndjehen të sigurt pasi vendet e tyre
bashkëpunojnë midis tyre dhe se respektohet edhe pikëpamja e kundërt," tha në fillim të përshendetjes së tij ministri grek i Mbrojtjes Vangjelis Meimaraqis, duke ndarë sigurisht të njëjtin vlerësim me të pranishmit. Në të njejtën klimë karakteristik ishte
edhe sugjerimi i shefit të ushtrisë turke Bujukanit ndaj homologut të tij grek Hinofotis që avjonet ushtarakë të të dy vendeve në zonën e tyre kufitare të Egjeut të fluturojnë pa armatim se "jemi miq edhe jo armiq".

"Eshtë e padiskutueshme se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me sigurinë edhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit" tha ministri grek i Mbrojtjes, rajon për të cilin kërkoi "kujdes të veçantë" pasi "mundet të mos jetë fuçi baruti por situata mbetet jo
e qëndrueshmë, sikurse tha duke sjellë si shembull "pamundësinë e komunitetit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme qartë nga të gjithë për Kosovën", sikurse tha.

Më shumë për faktin se statusi i Kosovës është tani çështje e Këshillit të Sigurimit, c,ështja e saj vetëm sa do të përmendej si urim për një zgjidhje të qëndrueshme nga shefat e shtabeve, midis tyre edhe ai shqiptar Luan Hoxha, të cilët u përqendruan në konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis ushtrive të rajonit nën egjidën e NATO-s edhe Bashkimit Evropian, që deri më sot ka gjetur shprehjen më të mirë në Brigadën e Përbashkët Ndërballkanike por edhe në pjesëmarrjen e
kontigjenteve paqëruajtëse në Kosovë dhe në misionet e tjera të Aleancës Atlantike.

Deklarata e përbashkët, me të cilën u kurorëzua takimi, që nga të pranishmit u vlerësua si historik, përcjell vullnetin e shefave të ushtrive ballkanike për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dhe angazhimin e tyre në ruajtjen e paqës dhe
konsolidimin e stabilitetit. U ra dakort për përpilimin edhe aprovimin e një kuadri parimesh që do të përshkojnë bashkëpunimin. Ndër aspektet e bashkëpunimit do të jenë: ai i sigurisë me manovra, kualifikim edhe trajnim, i komunikimit përmes mekanizmit të nevojshëm, i shkëmbimit të informacionit për reagimin e duhur ushtarak në raste krizash apo rreziqesh asimetrike, i përftimit të një dinamike në përballimin e krizave dhe sigurisht ai i përballimit të katastrofave natyrore. Gjithashtu u vendos institucionalizimi i takimeve me mbajtjen e përvitshme të tyre në formë rotacioni. Takimi i ardhshëm do të mbahet në Atalia të Turqisë.


  • Data 19.04.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWM
  • Data 19.04.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWM
Reklamë