Izraeli i jep fund bllokadës detare ndaj Libanit | Bota | DW | 08.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli i jep fund bllokadës detare ndaj Libanit

Ajo zgjati dy muaj me radhë dhe i shkaktoi dëme të rënda ekonomisë dhe popullsisë libaneze. Bllokade detare e Izraelit kundrejt Libanit nuk pengoi vetëm tregtinë e armëve por edhe atë të mallrave. Izraeli shpalli të premten në mbrëmje përfundimin e kësaj bllokade. Mbrotja dhe mbikqyrja e bregdetit libanez do të bëhet tani përkohësisht prej një njësie të marinës evropiane.

Një anije libaneze duke hyrë në portin e Bejrutit

Një anije libaneze duke hyrë në portin e Bejrutit

Gjatë një konference të përbashkët të MPJ të Izraelit Zipi Livni dhe të MPJ gjerman Frank Walter Steimmeier, ministria izraelite deklaroi:

"Ramë dakord që Izraeli ta heqë bllokadën detare, kur të vijnë njësitë ndërkombëtare".

Këto njësi do të pengojnë kontrabandën e armëve në favor të hezbollahëve, deri sa marina gjermane të ketë arritur në brigjet libaneze për të marrë përsipër mbikqyrjen e tyre. Në lidhje me pyetjen se kur do të arrijnë njësitë e marinës gjermane në bregdetin libanez, MPJ Steimeier tha:

"Pasi në Nju-Jork ka arritur tashmë kërkesa e qeverisë libaneze për një task-force të marinës gjermane, shpresoj se OKB-ja do të përcaktojë shpejt planin e veprimit dhe pas kësaj vendimet e palës gjermane do të jetë gati pa ngurrime."

Steimmeier kerkoi gjithësesi edhe përmbushtjen e kushteve të tjera të rezolutës 1701 të OKB-së në të cilat bëjnë pjesë fillimi i procesit për riatdhesimin e ushtarëve izraelitë të zënë rob.

"Unë dëshiroj që kjo gjë të bëhet po aq mirë sa edhe lirimi i ushtarëve izraelitë që mbaheshin peng në Rripin e Gazës."

Steimmeier tha se nuk ishte në gjendje të gjykonte nëse qeveritë e Izraelit dhe të Libanit mendojnë se janë pjekur rrethanat për fillimin e bisedimeve për këmbimin e të burgosurve. Në rast se po, atëhere duhet të vendoset se prej kujt do të drejtohet procesi i ndërmjetësimit.

Në bisedimet në Izrael u diskutua për të gjithë situatën në Lindjen e Mesme dhe natyrisht edhe për raportet mes Izraelit dhe palestinezëve. Steinmeier shprehu dëshirën që:

"Sikurse shumë të tjerë në këtë vend edhe unë uroj që sa më shpejt të rikthehemi në procesin e bisedimeve. Për këtë duhet që edhe brenda territoreve palestineze të përmbushen parakushte të tjera dhe shpresoj se proceset e filluara do të ecin përpara."

  • Data 08.09.2006
  • Autor Sabina Mathay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKT
  • Data 08.09.2006
  • Autor Sabina Mathay
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKT
Reklamë