Izraeli fillon tërheqjen e trupave ushtarake nga Rripi i Gazës | Politika | DW | 07.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Izraeli fillon tërheqjen e trupave ushtarake nga Rripi i Gazës

Izraeli ka përfunduar misionin e tij më të madh ushtarak në Rripin e Gazës që prej 14 muajsh dhe ka tërhequr të martën trupat ushtarake nga veriu i rajoneve palestineze. Gjatë ofensivës njëjavore u vranë 52 palestinezë, shumica e të cilëve ishin ekstremistë. Edhe një ushtar izraelit humbi jetën

Aksion ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës

Aksion ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës

Trupat ushtarake izraelite kanë deklaruar se kanë filluar tërheqjen e përkohshme të tyre nga veriu i Rripit të Gazës: Ushtria ka tërhequr trupa, tankse dhe bulldozera nga qyteti Beit Hanun, në të cilin jetojnë rreth 30.000 banorë. Po sipas burimeve ushtarake, trupat izraelite do të vazhdojnë të jenë vigjilente për të shkatarruar çdo organizatë terroriste. Të martën në mëngjes, ushtria vrau 5 palestinezë në veri të Rripit të Gazës, ndër ta edhe motrën e një politikani të Hamasit, i cili kish organizuar tërheqjen e një grupi prej 60 militantësh palestinezë nga një xhami, përpara pak ditësh. Një granatë që shpërtheu në oborrin e shtëpisë së politikanit, vrau motrën dhe dy të afërt të tjerë. Gjatë ditëve të fundit, infermierët kanë dërguar papushim të plagosur në spitalet vendore, të cilat janë që tani të mbimbushura me pacientë. Ndër ta ndodhen edhe shumë fëmijë, që u plagosën nga një raketë kur ishin duke shkuar në kopësht. Dëshmitarë okularë raportojnë se banorët e qytetit Beit Hanun u detyruan me dhunë nga ushtria izraelite, që të largoheshin nga shtëpitë e tyre: "Ata nuk lanë askënd që të hyjë në shtëpinë e vet. Të gjithë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, gra, fëmijë të vegjël, të moshuar. Shumë prej tyre duhet të hiqnin edhe rrobat që kishin veshur. Shikoni ç´ndodh, ata shkatërrojnë shtëpitë dhe zhveshin burrat" - tregon një grua. Presidenti palestinez Mahmud Abaz u kërkoi të hënën nëpërmjet një letre, të gjitha 15 vendeve antare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të ndërmjetësojnë për një armpushim mes ushtrisë izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze. Kombet e Bashkuara do të dërgojë së shpejti vëzhguesit e tyre në këto zona. Abasi u takua ndërkohë sërish të martën me kryeministrin e Hamasit, Ismail Hanija. Bisedimet e deritanishme mbi krijimin e një qeverie të re kanë mbetur të pasuksesshme. "Postet qeveritare nuk janë qëllimi ynë, ashtu siç nuk janë as postet ministrore. Ne jemi këtu vetëm për t´i shërbyer popullit palestinez, pa rëndësi ku janë postet tona" - tha Hanija. Flitet se Hamasi kërkon nga presidenti palestinez Abaz një garanci, që bojkoti financiar i Perëndimit dhe Izraelit të përfundojë, në rast se Hamasi pranon të krijohet një qeveri kombëtare me një kryeministër që nuk është antar i Hamasit. Por Abazi nuk mund ta bëjë këtë premtim sepse qeveria amerikane kërkon që Hamasi të njohë ekzistencën e Izraelit si shtet suvran, ta pranojë marrëveshjen mes Izraelit dhe PLO-së si edhe ta përfundojë menjëherë dhunën.
  • Data 07.11.2006
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoA
  • Data 07.11.2006
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoA