1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanovic: Miratimi i kushtetutës se Serbisë mund të mos jetë përcaktues për statusin

Bekim Shehu1 Nëntor 2006

Përfaqësuesit e shumicës së serbëve të Kosovës thonë se, miratimi i kushtetutës së Serbisë mund të mos jetë përcaktues në zgjidhjen e statusit mirëpo, dalja masive e serbëve në referendum gjithsesi paraqet një argument të fuqishëm në procesin e definimit të statusit

https://p.dw.com/p/ArbT
Oliver Ivanovic
Oliver IvanovicFotografi: AP

Njëri nga udhëheqësit e subjektit më të madh potitik serb të Kosovës, "Lista Serbe për Kosovë e Metohi Oliver Ivanoviq, është shprehur se miratimi i kushtetutës se Serbisë, mund të mos jetë përcaktues për statusin final të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, miratimi i aktit më të lart juridik të Serbisë, është një argument i fuqishëm në definimin e statusit për faktin që paraqet vullnetin e shprehur të komunitetit serb se Kosova duhet mbetur pjesë e Serbisë.

"Jemi të vetëdijshëm se miratimi i kushtetutës së Serbisë ndoshta nuk do të jetë përcaktues në definimin e statusit të Kosovës, mirëpo, në një formë do të ndikojë në proces sepse paraqet vullnetin e qytetarëve serb. Shpesh është përmendur se vullneti i qytetarëve është një argument i fuqishëm dhe në këtë rast ky vullnet është shprehur nga ana e qytetarëve serb," tha Oliver Ivanoviq.

Ai tha se dalja masive e qytetarëve serb në referendumin për kushtetutën e Serbisë, tregon se serbët e Kosovës e shohin këtë referendum si një mundësi për mbajtjen e Kosovës pjesë të teritorit të Serbisë. Mirëpo, ky konstatim vazhdon të hedhet poshtë nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Për të fuqizuar qëndrimin se Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë dhe për të qartësuar rrjedhën e procesit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit, udhëheqësit politik kosovar vazhdimisht po mbajnë takime me
qytetar dhe intelektual nga jeta shoqërore dhe publike.

Në këtë linjë, sot udhëheqësi i grupit negociator të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu, mbajti një ligjeratë në Universitetin e Prishtinës para studentëve dhe profesorëve, të cilëve u tha se, Kosova qysh tash është e përgatitur të funksionojë si shtet dhe nuk ka nevojë për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Presidenti Sejdiu tha se, shtyrja e zgjidhjes së statusit mund të ndodhë për pakë javë, mirëpo sipas tij kjo do të rezikojë që të kompremitohet procesi i tërësishënm ndërkombëtar për Kosovën. Megjithatë ai siguroi qyetarët se Kosova do të jetë e pavarur dhe brenda gjashtë muajve pas zgjidhjes së statusit të saj, Kosova do ta ketë edhe ulësen e vet në OKB-së.