Interesat e pushtetit dominojnë edhe sot | Evropa | DW | 04.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Interesat e pushtetit dominojnë edhe sot

60 vjet nga konferenca e Jaltës

Pas më shumë se 5 vjetesh me miliona të vdekur në fillim të shkurtit 1945 në Krime u mblodhën "tre të mëdhenjtë" e koalicionit anti Hitler, kryeminsitri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt dhe kryetari i shtetit rus Josef Stalin, për të diskutuar për rendin e pasluftës. Jalta çimentoi ndarjen e Evropës për thuajse 50 vjet. Në deklaratën në fund të konferencës së Jaltës tre burrështetasit e koalicionit kunder Hitlerit ranë dakord, që të kujdesen për paqen dhe demokracinë në një rend të ri botëror. Në bazë të kartës së Atlantikut ata synonin "që të jepnin garanci, që të gjithë njerezit në të gjitha vendet të mund të jetojnë dhe t´i japin fund jetes të lirë nga frika dhe mizerja."
Se sa vlerë kishin këto fjali, u dëshmua shumë shpejt pas konferncës në Jaltë në fillim të shkurtit. Sepse ajo u bë realitet vetëm për gjysmën e Evropës, tjera ra për dhjetëravjecarë të tjerë nën diktatura. Një ogur i keq për OKB-në, që ndodhej në themelim dhe për fuqinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sepse Stalini e nënshkroi deklaratën e Jaltës vetëm, sepse ai mund të ishte i sigurtë, që as SHBA dhe as Britania e madhe nuk do të kërkonte seriozisht demokraci dhe liri në zonat e pushtuara sovjetike. As në çështjen e zgjedhjeve të lira dhe te një qeverie legjitime demokratike në Poloni dhe në vende të tjera të Evropës qëndrore.
Për këtë ushtria e kuqe kishte hyrë shumë thellë në perendim të Evropës, britanikët dhe amerikanët ishin ndaj tyre të dobet dhe për më tepër ata i kërkonte lufta kunder Japonisë. Nga ana tjetër, aleatët perendimorë kishin frikë, se ushtria e kuqe mund të përpiqej të merrte të gjithë Evropën. Kështu amerikanët dhe britanikët siguruan kryesisht zonat e çliruara prej tyre. Me BS në Gjermani vazhdohej të kooperohej. Por shpejt u bë e qartë, se do të vinte puna tek një ndarje afatgjatë e Gjermanisë, biles edhe e kontinentit. Sepse në zonën e pushtuar nga sovjetiket në Gjermani si dhe në vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore nisi krijimi i strukturave të reja administrative sipas modelit sovjetik.
Se si politika praktike neutralizon parimet, u dëshmua në tetor 1944 kur kryeministri britanik Churchill u takua me Stalinin në Moskë. Nder fletushka ata vizatuan zonat e influencës të fuqive perendimore dhe të fuqive perendimore në Evropën e re: Që do të thotë 90% ndikim sovjetik në Rumani, 75% në Bullgari. Në Greqi 90% ndikim perendimor dhe 50% e 50% në Jugosllavi. Polonisë dhe vendeve të tjera nuk u erdhi rradha. Ata ranë shpejt pre e prentendimeve sovjetike pas konferencës së Jaltës. Kështu në Evropën lindore më shumë se 100 milionë njerëz kaluan nga regjimi nazist në atë stalinist.
Demokracinë dhe lirinë për popujt e shtypur nuk e solli lufta e perendimit për vlerat e tij kryesore lirinë dhe demokracinë, por shpërthimi nga brenda i sistemit të pushtetit sovjetik, i cili nuk i rezistoi më presionit të qytetarëve të etur për liri. Shkatërrimi i rendit të pasluftës të vendosur në Jalta dhe që zgjati dekada nuk çuditi vetem pushtetarët në Evropën Lindore por edhe perendimin, i cili kurrë nuk kishte guxuar me të vertetë, që ta vinte në diskutim këtë cështje.

  • Data 04.02.2005
  • Autor Kristiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFD
  • Data 04.02.2005
  • Autor Kristiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFD