Hollokausti dhe e djathta ekstreme gjermane | Gjermania | DW | 24.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hollokausti dhe e djathta ekstreme gjermane

NPD dhe propaganda per "Hollokaustin e bombardimit te Dresdenit"

Parti gjermane NPD, e djathte esktreme,ne paralementin e landit te Saksonise ka reaguar duke e barazuar bombardimin e qytetit te Dresdenit nga ana e aleateve, gjate Luftes se Dyte Boterore, me industrine e vrasjeve masive ne Hollokaust.Nje koment nga Heinz Dylong

Nuk ka asgje per te diskutuar: qendrimi i deputeteve te NPD-se ne parlamentin e Landit gjerman te Saksonise ishte i padurueshem!Ata u terhoqen nga pjesemarrja ne nje minute heshtje per viktimat e Holokaustin.
Pastaj pasoi nje debat ne te cilin bombardimi i Dresdenit ne Luften e Dyte Boterore u krahasua me Holokaustin. Keshtu u fol per "Hollokaustin e bombave" te aleateve,te cilet u pershkuan si "vrases masiv" dhe se bombardimin e vleresuan si "nje industri te planifikuar me gjakftohtesi per vrasje masive te popullesise civile".
Bombardimi i Dresdenit, i cili ngjau ne shkurt te vitit 1945 nuk eshte per ta bere asgje. Sulmi mbi refugjatet ne qytetin e mbushur me refugjate, edhe sipas standardeve ushtarake nuk ka pas kuptim.Dihet se me shume se 35 mije veta rane viktime te sulmeve te aleateve mbi qytetin e Dresdenit.
Kjo mund dhe duhet akuzuar.Mirepo,eshte e ndalueshme te barazohet kjo me Holokaustin,qe karakterizohej me vrasje masive. Holokausti eshte nje pike e thelle e llojit te vete ne histori.Sulmi me bomba ne Dresden ishte i tepert dhe nje operacion i llahatarshem.
Shkaqet e thella duhet kerkuar ne atë qe Gjermanine e shtyne ne Luften e Dyte Boterore.Dhe kjo duhet pa hezitim te mendohet,nese perkujtohen viktimat e sulmit mbi Dresden.
Mirepo, mendimet e shprehura nga partia e djathte,NPD, jane krejtsisht te huaja.Eshte shqetesuese se si kjo parti nuk ka frike se mund te humbas zgjedhes ne zgjedhjet parlamentare ne nivel te Landit te Saksonise ne shtator te ketij viti.
Ka qene e kuptueshme qe ne vitet 60-ta te kete rritje te NPD-se,pasi zgjedhesit mund te ishin ata gjermane qe erdhen nga gjenerata e nacisteve.Mirepo, sot kjo nuk mund te arsyetohet.
Nuk duhet lejuar vend pesimizmit,me shume, tani, kjo eshte nje sfide per partite demokratike dhe opinionin demokratik.60 vjete pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore,duhet kerkuar nje konfrontim ofenziv me pozicionet ekstremiste te djathta.
Gjithashtu duhet serish te vendoset per ndalimin e partise NPD.Se fundi nuk duhet lejuar perseritjen e gabimeve te se kaluares dhe me siguri se nuk duhet perjashtuar nevojen e konfrontimit shpirtror me te djathten ekstreme.


  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4t
  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4t