Hakmarrja e Timoshenkos | Evropa | DW | 11.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hakmarrja e Timoshenkos

Ish kryeministrja e çon Ukrainën në krizë

Jushcenko dhe Putin ne Kazakistan

Jushcenko dhe Putin ne Kazakistan

Parlamenti në Ukrainë shfrytëzoi për herë të parë kompetencat e tij të reja dhe rrëzoi qeverinë, gjoja për pakënaqësi ndaj marrëveshjes. Por Ukraina ndodhet në fushatë zgjedhore dhe ish kryeministrja Julia Timoshenko dëshiron të vijë sërish në pushtet.
As një javë nuk ka, që ka hyrë në fuqi marrëveshja e gazit ndermjet Moskes dhe Kievit. Dhe presidenti ukrainas Viktor Jushcenko dhe qeveria e tij kanë shumë telashe. Paqja e krishtlindjeve, që u kthye pas kompromisit në konfliktin me Rusinë për gazin, ishte shumë e shkurtër. Festa e krishterë ortodokse sapo kishte kaluar, kur parlamenti në Kiev hoqi qeverinë e kryeministrit Jehanurov. Nga mosbesimi ndaj marrëveshjes, që kishte nënshkruar monopolisiti shteteror ukrainas i gazit Naftohaz Ukrainy me koncernin rus Gazprom, ky ishte argumentimi i shumicës në parlament.
Por nuk është vetëm pakënaqësia për dyfishimin e marrëveshjes së Gazit, që ka shkaktuar rrëzimin e qeverisë. Ukraina ndodhet në fushatë zgjedhore. Në fund të marsit do të zgjidhet një parlament i ri. Lufta për gazin, që shpertheu në fund të vitit ndermjet Rusisë dhe Ukrainës ka fituar një front të ri politikën e brendshme ukrainase. Në fakt grindja me gazpromin i ka bashkuar ukrainasit në shumicë kunder Moskes, por tani opozita e shfrytëzon temën e energjisë për fushatë zgjedhore.
Shqetësimi i njerëzve nga rritja e çmimit të energjisë shërben për të krijuar atmosfere kunder politikanëve reformatorë përreth presidentit Jushcenko. Opozita mund të demonstrojë ketu pushtetin sërish. Që prej 1 janarit në Ukrainë ka hyrë në fuqi një kushtetutë e re. Ajo i jep parlamentit shumë më tepër të drejta. Ndryshe nga më parë deputetet nuk duhet të miratojnë kryeministrin, por çdo minister të veçantë. Dhe kete para zgjedhjeve nuk kanë për ta bërë.
Ukraina po hyn në një krizë shumë të rëndë, për të cilën është përgjegjëse në rradhë të parë opozita. Ajo e ka rrëzuar qeverinë, por nuk ka paraqitur zgjidhje për çështjet energjitike. Edhe më keq, ajo nuk ka propozim, se si të krijohet një qeveri e re. Për këtë parlamenti është shumë i përçarë. Forca lëvizësë në rrëzimin e qeverisë ishte Julia Timoshenko. Ish kryeministrja dhe dikur mbështetesja e Jushçenkos e ka çuar në krizë tani Ukrainën së bashku me përkrahësit e regjimit të vjetër autoritar nën presidentin Kuçma.
Në Rusi udhëheqja politike ferkon duart. Eshte e qartë se Kremlini përmes Gazpromit është perpjekur ta vërë nën presion Ukrainën për shkak të kursit të saj properëndimor. Qëndrueshmëria politike e marrëveshjes për gazin duket shumë e kufizuar. E ardhmja e politikës së reformave në Kiev është fare e paqartë. Një vit pas revolucionit të portokalltë për ndryshime në politikë dhe ekonomi zgjedhesit duhet të vendosin, se so do të shkojnë punët më tej në Ukrainë. Politikanët duken se nuk janë në gjendje në të këtë moment.

  • Data 11.01.2006
  • Autor Bernd Johann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCL
  • Data 11.01.2006
  • Autor Bernd Johann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCL