Gjermania nuk dërgon ushtarë në Irak | Gjermania | DW | 16.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania nuk dërgon ushtarë në Irak

Megjithatë evropianët dhe amerikanët nuk duhet tö ndahen nga njëri-tjetri

default

Në Gjermani politikanë të partive opozitare CDU/CSU po diskutojnë për anagazhimin e ushtrisë gjermane dhe në Irak, por vetem në kuader të një trupe të NATO-s me mandat të OKB-së dhe pa detyra ushtarake. Një propozim i arsyeshem? Gjermania do të demonstronte në këtë mënyrë, se nuk i bën përshtypje oferta e fundit e pajtimit të udheheqesit të terroristeve Osama Bin Laden, i cili ka deklaruar, se evropianët do të mbeten të ruajtuar nga sulmet, nqs nuk bëjnë pjesë në trupat pushtuese perendimore, ose në operacionet ushtarake në vendet islame. Evropianët dhe amerikanët nuk duhet të ndahen nga kjo oferte. Ushtria gjermane ka mjaft për të bërë në Afganistan dhe në Kosovë dhe vetem për kete nuk do të marrë pjesë në një mision ushtarak në Irak.
Ushtarë gjermanë nuk ka në Irak, por në Afganistan dhe në Kosovë. Dhe duke patur parasysh dhunën e vazhdueshme dhe kaosin në rritje qeveria gjermane e sheh veten të justifikuar në qëndrimin e saj kunder luftës. Dergimin e trupave nën mandat të OKB-së ajo vazhdon ta refuzojë.
Por ngjarjet e diteve të fundit kanë treguar, se Gjermania si edhe shtetet e tjera evropiane është e prekur nga ngjarjet në Irak. Kjo u bë e qartë nga njëra anë nga vrasja e dy punonjësve të njësisë speciale GSG 9. Nga ana tjeter nga oferta cinike për armëpushim e El Kaides drejtuar shteteve evropiane, që edhe Gjermania mund të bëhet objekt sulmesh terroriste. Mesazhi i udheheqesit të terroristeve Osama Bin Laden është: shtetet evropiane mbeten të ruajtura nga sulmet, nqs evropianet i terheqin ushtarët nga Iraku dhe Afganistani. Një përpjekje e qartë për të bërë presion, që kerkon të ndajë evropianët nga amerikanët. Me plot të drejtë kancelari gjerman Gerhard Shrëder dhe kryetaret e qeverive të tjera evropiane e refuzuan kategorikisht kete oferte.

Nuk është çudi që nën ndikimin e ketyre ngjarjeve në opinionin publik gjerman është hapur përsëri diskutimi, në se dhe në cfarë forme duhen derguar ushtaret gjermanë në Irak. Nënkryetari i CDU/CSU Wolfgang Schäuble megjithë situatën kaotike atje shprehet për një angazhim ushtarak. Në fakt vetem si pjesë të Natos dhe nën komandën e OKB-së dhe në asnjë mënyrë në formën e trupave ushtarake. Por në kuader të mundesive të veta Gjermania duhet të japë një kontribut ushtarak edhe në Irak, është apeli i Schäubles, i cili mbeshtetet siç duket edhe nga partitë e unionit.
Një kerkese e cila më së voni me 30 qershor do të jetë mbi tryezën e politikanëve. Në këtë moment përgjegjesia politike duhet vënë në duar të qeverisë provizore irakiane. Dhe atehere Nato nuk mund t´i ikë përgjigjes së pyetjes se si mund ta çlirojë forcën pushtuese amerikane. Ketu hyn në lojë edhe dergimi i trupave gjermane. Gjermania si dhe anëtarët e tjerë evropianë të NATO-s do të duhet të shtrojnë pyetjen, se cfarë kontributi do të japin në luftën kunder terrorit. Sepse sulmi i Madridit ka treguar, që në Gjirin Persik preken edhe interesa të sigurisë evropiane. Dhe ketu qëndron dilema qeveritë evropiane nuk mund ta lënë në baltë Amerikën, se atëhere aleanca do të ishte rrezikuar me të vertetë. Nga ana tjetër evropianët nuk duhet të lënë përshtypjen, se hiqen për hunde nga amerikanët dhe Nato është thjesht një trupe ndihmese.
Ceshtja kryesore megjithatë është: A duhet të jetë ushtria gjermane patjetër e pranishme në Irak, ndersa është sforcuar tej mase me operacionin e saj në Afganistan dhe në Kosove? Përgjigja e qeverisë gjermane është e qartë dhe e kuptueshme në keto rrethana. Ajo është: Gjermania angazhohet nderkohe intensivisht në Afganistan dhe në Ballkan. Në luftë kunder terrorizmit ndërkombëtar detyrat e shumëllojshme duhet të ndahen në mënyrë të arsyeshme. Meqe lordet afganë të luftës janë të të papriturave dhe kanë fuqi ushtarake është e qartë se ndertimi i shoqërisë civile është një detyrë gjigande, e cila do të zgjasë edhe vite të tjerë. Këtu Bundesveeri ka shumë për të bërë.

  • Data 16.04.2004
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6s
  • Data 16.04.2004
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6s